Xhaka teksa godet topin që përfundoi në rrjetë

Supergoli i Xhakës dhe penalltia e Aubameyang, Arsenal mposht United dhe e nxjerr jashtë zonës “Champions” (Golat)

10 Mars 2019, 19:44| Përditesimi: 10 Mars 2019, 21:28

  • Share

Në “Premier League” supersfida e javës së 30 të kampionatit mes Arsenal dhe Manchester United ka përfunduar me fitoren 2-0 të “topçinjve”.

Rrugën drejt fitores në “Fly Emirates” e shtroi Granit Xhaka i cili në minutën e 12 realizoi një gol mbresëlënës që ç’orientoi De Gean. Përkundër dëshirës United nuk gjeti forcë të reagonte dhe në pjesën e dytë Aubameyang vrau ndeshjen me një penallti.

Me këtë fitore Arsenal ngjitet në vendin e katërt duke parakaluar pikërisht Manchester United që tani ka 2 pikë më pak se “topçinjtë” e Emery.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?