Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të dielë ndeshjet e javës së tretë. Në "Elbasan Arena", Dinamo e cila luante si vendase mposhti 2-1 AF Elbasanin, duke i shkaktuar këtyre të fundit disfatën e parë pas ringjitjes në elitë. Nga ana e saj, Dinamo shijon tri pikët e para të këtij sezoni. "Nëndetësja Blu" është në pritje të trajnerit Ilir Daja, i cili sot u përshëndet me FC Ballkanin pas afro tre vitesh. Itodo dhe Dejvi Bregu shënuan për Dinamon, ndërsa Emiliano Musta barazoi përkohësisht për AF Elbasanin. Për 17 minuta Dinamo luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Goudiaby.
Në "Niko Dovana" të Durrësit, Tirana dhe Egnatia barazuan 1-1. Bardheblutë abonohen kështu me barazimet, duke pasur tre në po kaq javë të luajtura me Bledi Shkëmbin në stol. Dueli u zhbllokua nga Egnatia me Zejnullain në minutën e 16-të, ndërsa Jarmouni barazoi për kryeqytetasit në minutën e 49-të.
Superliga kryesohet nga Egnatia me shtatë pikë, ndjekur nga Partizani me gjashtë.
Superliga shqiptare e futbollit, raundi 3:
E shtunë, 31 gusht 2024
17:00 Laçi 0-0 Bylis
20:00 Skënderbeu 1-0 Vllaznia
20:00 Teuta 0-2 Partizani
E diel, 01 shtator 2024
Dinamo 2-1 AF Elbasani
Tirana 1-1 Egnatia
Renditja: