Skënderbeu - Partizani

Superliga luan sot tre ndeshje, në Korçë përballje serbësh! 'Klasikja' degdiset në Lushnje

30 Tetor, 09:54| Përditesimi: 30 Tetor, 10:02

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit nis këtë të mërkurë me raundin e 11-të. Në fushë do të zbresin gjashtë skuadra, ndërsa spikat 'Klasikja' mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Një nga ndeshjet më të luftuara sportivisht në Shqipëri është programuar për në orën 14:00 dhe do të luhet në stadiumin "Roza Haxhiu" të Lushnjës. Për shkak se "Air Albania" pret Kombëtaren në nëntor dhe është "kyçur" nga FSHF, edhe "Selman Stërmasi" nuk i përmbush kushtet, Tirana për të tretën ndeshje si pritëse degdiset jashtë kryeqytetit. Po në 14:00 edhe Laçi - Egnatia.

Në 17:00 e gjithë vëmendja do jetë në Korçë, aty ku përballen Skënderbeu dhe Partizani. Dueli shpeshherë ka dhuruar emocione, ndërsa vendasit janë me shumë mungesa. E veçantë në këtë duel edhe sa i takon pankinave, pasi të dyja ekipet drejtohen nga trajnerët serb; për korçarët Ivan Gvozdenovic dhe për Patizanin Alaksandar Veselinovic.

Superliga, java 11-të:

E mërkurë

14:00 Tirana - Vllaznia

14:00 Laçi - Egnatia

17:00 Skënderbeu - Partizani

E enjte

17:00

Dinamo - Bylis

Teuta - AF Elbasani

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?