Sport

Superliga në fazën përvëluese, kalendari në javët e ardhshme favorizon Partizanin dhe Laçin! Tirana 'nuk do t'ia dijë' për kundërshatrin

29 Prill 2021, 15:39| Përditesimi: 29 Prill 2021, 17:09

  • Share

Superliga shqiptare ka hyrën në fazën vendimtare dhe si kurrë më parë objektivi titull rrethohet nga shumë pikëpyetje. Pavarësisht se për shumë specialist cilësia është në rënie, duke iu referuar tabelës së renditjes 5 skuadra kanë shansin për të bërë të tyrin trofein në fund, pasi Teutën kryesuese me Tiranën e mesit të tabelës i ndajnë vetëm 6 pikë.

Duke iu referuar kalendarit dy javët e ardhshme më i favorizuar është Partizani, skuadra që aktulisht renditet në vendin e dytë, 2 pikë më pas se Teuta. Të kuqtë të dielën presin Apoloninë, ndërsa më pas shkojnë në Korçë. Dy kundërshtarë më të lehtët në letër, por duhet kujtuar se fazën e tretë Apolonia barazoi me të kuqtë, ndërsa Skënderbeu e mposhti.

Përsa i përket Teutës kryesuese të hënën luan një copë të konsiderueshme tituli pasi pret Vllazninë, skuadrën që renditet e tretë dhe synon kreun. Më tej kalendari rezervon Bylisin, një kundërshtar që noton në ujra të turbulllta.

Ndërkohë Vllaznia përveç Teutës sfidon Kukësin që për momentin është pa objektiv, por kurrsesi nuk do dorëzojnë asgjë pa luajtur në fushë.

Sakaq Laçi është skuadra tjetër që favorizohet dy javët e ardhshme të paktën në letër. Në fundjavë kurbinasit sfidohen me Kukësin, ndërsa më tej i pret Apolonia. Në fund është Tirana, që për objektivin që ka nuk duhet të shohë se kush është kundërshtari, por vetëm të koleksionojë 3 pikët. 2 ndeshjet e radhës për bardheblutë janë me dy skuadra që duhet të largohen nga fundi, Bylis dhe Kastrioti.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?