Sport

Superliga rikthehet me përballjen e titullit Vllaznia-Partizani! Trajneri i Kastriotit: Kundër Bylisit sfidë vendimtare

1 Prill 2021, 15:16| Përditesimi: 1 Prill 2021, 15:55

  • Share

Ndërprejes së kampionatit për shkak të kombëtares i erdhi fundi dhe pas 14 ditësh Superligë këtë të shtunë rezervon një superpërballje mes Vllaznisë kryesuese dhe Partizanit të vendit të tretë, që ka vetëm dy pikë më pak. Në Shkodër do jetë një ndeshje përcaktuese për fatet e titullit, por edhe për ecurinë e skuadrave. Dy ndeshjet e para të këtij sezoni janë mbyllur me një fitore të Vllaznisë në Shkodër dhe një barazim në ‘Elbasan Arena’.

Ndeshja tjetër e së shtunës është mes Teutës dhe Laçit, që mbajnë aktualisht vendin e dytë dhe të katërt në renditje.

Ndërkohë të dielën Kastrioti që vjen pas dy humbjeve dhe një barazimi përballet me Bylisin, një skuadër që po e kërcënon për fundin e tabelës.

“Është një ndeshje vendimtare e jona, por jo se mbyllet kampionati aty. Është një ndeshje në transfertë e vështirë. Një rival që po na afrohet, por gjithsesi jam optimist jo vetëm këtë ndeshje por edhe në vazhdimësi, pasi kemi bërë ndeshje të mira,”-u shpreh Ndreu.

Dy ndeshjet e tjera të javës së 26 të Superligës janë mes Tiranës dhe Apolonisë si dhe Kukësi-Skënderbeu.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?