Foto ilustruese

Superliga/ Të premten Kukësi përballet me Flamurtarin, Tirana sfidon Teutën

1 Nëntor 2018, 17:13| Përditesimi: 1 Nëntor 2018, 17:16

  • Share

Të premten luhen dy sfidat e para të javës së 11 të Superligës me Flamurtarin që do të udhëtojë drejt Kamzës për t’u ndeshur me Kukësin dhe Teutën që pret Tiranën. Në prag të sfidës, trajneri i vlonjatëve Ilir Daja është shprehur se kjo përballje i ka të tre rezultatet brenda, ndërsa nuk ka lënë pa evidentuar edhe fitoren në fazën e parë kundër verilindorëve.

“Kukësi ka bërë më mirë se ne në kampionat deri në këtë moment pasi renditet i treti, por ne kemi një bonus pasi në ndeshjen e parë kundër verilindorëve kemi dalë të fituar. Gjithsesi kjo përballje i ka të tre rezultatet brenda.”

Në shijak ndërkohë do të luhet sfida tjetër mes Teutës dhe Tiranës. Trajneri i bardhebluve, Ardian Mema, ende nuk e ka shijuar fitoren e parë në krye të skuadrës dhe kundër durrsakëve beson mund të vijnë 3 pikët e para. Mema ndërkohë vlerësoi edhe kundërshtarët, duke thënë se janë një ekip i konsoliduar dhe mjaft kompakt.

Diferenca në renditje mes Tiranës dhe Teutës është 6 pikë, me durrsakët që renditen në vendin e gjashtë dhe kryeqytetasit në të shtatën.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?