Superliga/ Të premten nis faza e tretë! Ndreu: Ndaj Partizanit kemi disa favore

11 Shkurt 2021, 15:42| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 17:11

  • Share

Superliga do të nisë të premten fazën e tretë, me ndeshjen Teuta-Skënderbeu, që korespondon me sfidën e parë të javës së 19. Të dy skuadrat kanë nevojë për pikë, për të kapur objektivin, në një kohë kur Teuta synon kreun, ndërsa Skënderbeu synon të largohet nga vendi i fundit.

Ndërkohë të shtunën Partizani që është në ndjekje të Vllaznisë luan në transfertë kundër Kastrioti, një kundërshtar që në ndeshjen e fundit mposhti Kukësin. Në prag të të takimit trajneri i krutanëve Ramadan Ndreu shprehet:

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira, aq më shumë Partizani, një skuadër shumë e mirë. Favori është që e presim në Kamëz dhe skuadrën e kemi të plotë. Kështu që kam besim absolut që në këtë ndeshje lojtarët do të japin maksimumin. Partizani është e vetmja skuadër që manovrën sulmuese e ka të shpejtë. Kam besim absolut që duke qenë grupi i plotë do marrim maksimumin nga kjo ndeshje.”

Sakaq po të shtunën në orën 14:00 do të luhen edhe 3 ndeshjet e tjera të javës së 19. Një fashë e re orari e ndryshuar për shkak të kufizimeve të reja të pandemisë.

Vllaznia pas humbjes me Laçin do të presë Apoloninë me synimin e vetëm fitoren, ndërsa Tirana e ringjallur pret në ‘Selman Stërmasi’ Kukësin e plagosur.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?