Rrapaj përballë Tafas

Superliga/ Trajneri serb debuton me fitore, Partizani 'kap' Egnatian në krye! Skënderbeu mposht 1-0 Vllazninë, paqe në Laç

31 Gusht, 22:00| Përditesimi: 31 Gusht, 22:06

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të shtunë tre nga pesë ndeshjet e raundit të tretë.

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Partizani fitoi 0-2 me vendasit e Teutës. Për "Demat e Kuq" shënuan Rrapaj dhe Mba në pjesën e dytë. Me këtë tri pikësh të kuqtë ngjiten në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa ka edhe Egnatia që të dielë luan kundër Tiranës dhe ka mundësinë për shkëputje. Kështu, trajneri i ri i Partizanit, serbi Aleksandar Veselinoviç debuton me tri pikë.

Në Korçë, Skënderbeu mposhti 1-0 Vllazninë. Bismark në minutën e 85-të vendosi gjithçka, duke i dhënë korçarëve të Gvozdenovic tri pikët e para për këtë sezon. Për t'u theksuar se shkodranët luajtën me një lojtar më pak për 74 minuta, pas daljes me karton të kuq të Kevin Dodaj në pjesën e parë.

Në ndeshjen hapëse të kësaj jave, Laçi dhe Bylis barazuan 0-0. Të diel (nesër 20:00) luhen edhe Tirana - Egnatia dhe Dinamo - AF Elbasani, për t'u përmbyllur ky raund.

Superliga shqiptare e futbollit, raundi 3:

E shtunë, 31 gusht 2024

17:00 Laçi 0-0 Bylis

20:00 Skënderbeu 1-0 Vllaznia

20:00 Teuta 0-2 Partizani

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?