Lionel Messi morri në konsideratë të braktiste Barcelonën dhe të firmoste për Manchester Cityn në tetorin e vitit 2017-të. Sipas asaj që publikon katalanasja El Mundo Deportivo ylli argjentinas meditoi mundësinë për të lënë Barcelonën për një superofertë të Manchester Cityt.
Gazeta spanjolle zbulon të gjitha shifrat që janë diskutuar në një tratativë që u zhvillua mes dhjetorit 2016-të dhe nëntorit të vitit 2017. Manchester City donte të bashkonte Messin me Guardiolën dhe i ofronte argjentinasit 250 mln euro neto në një kontratë 5 vjeçare pra plot 50 mln euro në sezon dhe po ashtu babai i Messit do përfitonte 50 mln të tjera nëse ishte i aftë të bindte djalin e tij. Në total Cityt Messi do i kushtonte 755 mln euro pasi skuadra angleze do t’i paguante 250 mln euro edhe Barcelonës.
Të gjitha negociatat janë bërë në një periudhë kur Messi po diskutonte rinovimin me katalanasit dhe kur ishte kriza politike për shkëputjen e Katalunjës nga Spanja. Messi mendoi seriozisht për herë të parë të linte Barcelonën por më pas ndërroi mendim dhe në kontratën e re me katalanasit ka një klauzolë që e lë atë të lirë nëse Katalunja shpall pavarësinë. Megjithatë Messi vendosi të rinovonte me Barcelonën deri në vitin 2021 me 35 mln euro neto në sezon dhe me një klauzolë prej 700 mln euro duke refuzuar ofertën faraonike të Manchester Cityt.
Lionel Messi
Superofertë nga City, Messi u tundua të linte Barcelonën, zbulohen prapaskenat
Në tetorin e vitit 2017 Lionel Messi mendoi për herë të parë seriozisht që të largohej nga Barcelona. Mediat spanjolle zbulojnë kontaktet e gjata me Manchester Cityn që i kishte bërë një superofertë argjentinasit. Kapiteni i Barcelonës vendosi më pas të refuzonte 250 mln euro dhe një kontratë 5 vjeçare për t’iu bashkuar Guardiolës.