Sport

Superpërballja e La Liga-s, Koeman me 'çantë në krahë'! Habit presidenti i Barcelonës: Trajneri qëndron edhe nëse humbim me Atletico Madrid

2 Tetor 2021, 14:45| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 14:50

  • Share

Sonte në La Liga Barcelona do të luajë një ndeshje tejet delikate në transfertën e Ëanda Metropolitanos kundër Atletico Madrid, që janë edhe kampionët në fuqi të Spanjës. Katalanasit vijnë pas një disfate të rëndë në Champions League dhe duke parë ulje-ngritjet në kampionat një humbje me shumë mundësi do të ishte ndeshje e fundit e trajnerit Ronald Koeman.

Holandezi sipas mediave në Spanjë prej disa javësh është me rroba në krahë, por pikërisht atëherë kur nuk pritej, para përballjes me Atletico Madrid, presidenti i Barcelonës Laporte ka deklaruar se Koeman do qëndrojë pavarësisht çdo rezultati. Përballë kampionëve në fuqi Barcelona vijon të vuajë mungesat e Dembele, Aguerro-s dhe Braithëaite, ndërsa Jordi Alba është në pikëpyetje. Te Atletico Madrid mungon vetëm sulmuesi Cunha, ndërsa edhe atje atmosfera nuk është më e mira pasi javën e kaluar është mposhtur nga Alaves.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?