Bota

Supremacia e Kinës në ekonomi, shifrat e importit dhe eksportit ‘mposhtin’ krizën e energjisë dhe atë pandemike

7 Nëntor 2021, 06:31| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 06:43

  • Share

Ekonomia në rritje e Kinës është në vëmendjen e politikës së jashtme. E teksa duket se ekonomia e Kinës është duke u moderuar pavarësisht krizës globale falë pandemisë, superfuqia komuniste ka arritur të menaxhojë situatën ekonomike duke patur një rritje të import- eksporteve në krahasim më vitin e kaluar. Ky ekspasion ekonomik nuk ka qenë gjithnjë konstant për Kinën duke patur parasysh krizën globale të gazit dhe energjisë e cila depërtoi edhe në Kinë, duke ulur prodhimin e brëndshëm në fabrika. Sidoqoftë, fitimi tregtar shënon 84.5 miliardë dollarë. Eksportet, të cilat u rritën me 28.1 për qind në shtator, arritën në 300.2 miliardë dollarë muajin e kaluar. Importet ishin 215.7 miliardë dollarë.

Kriza energjisë në Kinë:

Jo më larg se një periudhë 2 mujore (shtator), Kina pësoi një krizë të vazhduar të energjisë duke shkaktuar vonesa të prodhimit. Mungesat e energjisë depërtuan frikshëm në të gjithë Kinën duke e kthyer në këmbanë alarmi. Sipas parashikimeve të analistëve, situata në Kinë aso kohe ishte e menaxhueshme por do të merrte një kohë të konsiderueshme dhe pritej që zhvillimi ekonomik import- eksport të ngadalësohej.

Duket se Kina ka hedhur poshtë çdo pretendim duke rimëkëmbur ekonominë e saj në kohë rekord. Eksportet, të cilat u rritën me 28.1% në shtator, arritën në 300.2 miliardë dollarë muajin e kaluar. Importet të cilat ishin 215.7 miliardë dollarë u rritën me 20.6%.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ballisti: 15/11/2021 03:18

    Kina eshte shtet komunist i ka lene uratat Enver bq Hoxha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?