Momenti i golit të skuadrës së Iranit

Surprizon Irani, mposht Marokun me një autogol

15 Qershor 2018, 19:01| Përditesimi: 15 Qershor 2018, 19:11

  • Share

Ka përfunduar me një surprizë ndeshja e tretë e Botërorit, ajo mes Marokut dhe Iranit. Në sekondat e fundit të ndeshjes ka qenë skuadra e Marokut që ka shënuar, por në portën e gabuar. 

Një autogol dhe Irani merr tri pikët e para. Kjo fitore merr shumë vlerë për Iranin, duke pasur parasysh se në Grupin B ku ata janë shortuar, është edhe Portugalia me Spanjën.
Maroku ishte disi më favorit në fillim e ndeshjes dhe kjo u duk edhe në 20 minutat e para, që dominoi totalisht ndaj Iranit. 

Megjithatë, rastin më të pastër në pjesën e parë e patën iranianët, teksa sulmuesi kryesor Azmoun humbi një rast të artë i vetëm përballë portierit kundërshtar.
Në pjesën e dytë pak a shumë e njëjta histori, me Marokun që kërkon të shënojë, ku në ndihmë shpesh vjen edhe ylli i kësaj skuadre, Benatia, ndërsa nga krahu tjetër trajneri i njohur Quierioz kishte vendosur mirë ekipin prapa dhe kundërsulmonte rrezikshëm.

Kur u mendua se ndeshja u mbyll pa gola, vjen autogoli i Bouhaddouz pas një krosi në zonë të iranianëve. Nuk ka më kohë dhe Irani fiton 1-0 ndaj Marokut.

FOTO / Surprizon Irani, mposht Marokun me një autogol
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?