Sëmuret avokati, shtyhet për të gjashtën herë seanca për Shullazin

8 Prill 2019, 10:23| Përditesimi: 8 Prill 2019, 10:32

  • Share

Gjykata Apelit për Krime të Rënda, u detyrua të shtyjë për të gjashtën herë seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Edhe këtë herë shkak është bërë mbrojtja, kështu avokati Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, duke paraqitur një raport, njoftoi mungesën e tij për shkaqe shëndetësore.

Ndërkohë, avokati i caktuar nga gjykata për Gilmando Danin, njoftoi se nuk mund të ishte mbrojtës i tij, pasi më Shkallë të Parë ka mbrojtur Ylvi Beqjen.

Në këto kushte, gjykata shtyu seancën dhe bëri zëvendësimin e avokatit kryesisht.

Në seancën gjyqësore mungonte Emiljano Shullazi. Në gjykatë ishte Gilmando Dani, Blerim Shullazi dhe Indrit Qyqja. Në 23 prill do të mbahet seanca e radhës

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?