Trajneri Sylvinho u shpreh shumë i kënaqur nga loja e kombëtares me barazimin 1 - 1 në ndeshjen me Çekinë.
“Ishte një skuadër e fortë sepse ata luanin dhe në shtëpinë e tyre. Kanë një ritëm shumë të fortë sidomos në fillim të ndeshjes. Luan shumë fort në shtëpi dhe ishte shumë e rrezikshme. Është e rëndësishme të merrnim një pikë. Jemi në gjysmë të rrugës. Kemi bërë një ndeshje të mirë’
E rëndësishme për kualifikimin është ndeshja me Poloninë
“Ndeshja me Poloninë është shumë e rëndësishme. Jam shumë i kënaqur për shpirtin e garës që treguan, qoftë për Mujën e Dakun. Po krijohet një atmosferë shumë e mirë në dhomat e zhveshjes dhe është shumë pozitive. Tifozët panë një ndeshje shumë të bukur.
Lajmi kryesor:
Euro 2024/ Shkova, barazova dhe shpresova! Shqipëria tregon karakter mes 2 golave dhe merr një pikë në Çeki (VIDEO)
S.G/ReportTv.al