Lara Colturi, skiatorja italo-shqiptare kaloi një dëmtim jo të lehtë. 17-vjeçarja nga Torino përfaqëson Shqipërinë dhe në Botërorin e Skive ia ka dalë të bëjë një paraqitje fantastike për moshën që ka.
Në garën e fundit të Granjska Gora-s në Slloveni, Lara u rendit në vendin e 25-të në ditën e parë të Kupës së Botës për disiplinën e Sllallomit Gjigant dhe në ditën e dytë u rendit e 13-ta në Sllallom, duke bërë që të ketë një kohë të mirë.
Colturi vjen me pretendime të mëdha, teksa i dha pikët e para Shqipërisë në garat e skive. Ajo shihet si shpresa e madhe që flamuri kuqezi të ngrihet sipër në një aktivitet të madh dhe pse jo një medalje Olimpike.
Për Kupën e Botës në Ski, Lara ka edhe tre gara të tjera në vijim. Së pari ajo do garojë në datën 16 janar në Austri, për të vijuar më pas në Sllovaki dhe në Itali.