Ta bëjmë Shqipërinë si Europa, për 'inat' të Francës!

19 Tetor 2019, 13:54| Përditesimi: 19 Tetor 2019, 13:55

  • Share

Shqipëria nuk duhet të mbajë zi e të vajtojë. Ajo që duhet të bëjmë, është të vazhdojmë reformat. Per shumicën e vendimeve të marra deri tani, jemi mësuar të dëgjojmë: “Ta bëjmë pasi e kemi kusht nga BE”.

Meqë BE tani ”nuk ka më kushte”, apo do të riformulojë kushtet sipas propozimit francez, neve s’na mbetet veçse ti çojmë përpara reformat, tashmë jo sepse na i kërkon BE, por sespe na duhen. 

Ndaj çdo njeri në këtë vend, duhet të ushtrojë maksimalisht presionin e tij mbi klasën politike, që të mos ndajet asnjë proces, duke nisur nga reforma zgjedhore.

P.S: Unë nuk mendoj se problemi më i madh për ne është se nuk na hapin negociatat. Problemi më i madh është se ne nuk kemi ndërtuar ende një shtet funksional, një drejtësi të drejtë, një mekanizën ku ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, një ekonomi konkurente dhe një sistem zgjedhor, që të garantojë që pushteti të përfaqësojë votën e popullit.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejt: 19/10/2019 19:47

    ..Draperi dhe cekani eshte pjese e Historise se Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise...dhe meriton vendin e tij ne Mozaik..(na pelqen apo jo..)

    Përgjigju
  • Cen: 19/10/2019 16:06

    Shume mire po pse per inat te Frances, ta bejme per vehten tone. Duhet te fillojme te heqim ate mozaikun me draper e cekan tek muzeu se lam nam vetem ai mozaik ja prish bukurine Tiranes 50%

    Përgjigju
    • Lui: 19/10/2019 21:12

      Bravo Cen. Edhe ti me mendesi idiote. Erdhi Enveri, prish ato qe nuk i pelqenin se mund t’i kishte bere dikush tjeter para atij. Erdhi Saliu, prish fabrika e institucione se i ka bere Enveri. Dhe ne fund del ti qe je edukuar me frymen e tyre dhe Shqiperia dy hapa para e tre hapa mbrapa.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?