Ta presësh krimin me këmbët hapur...

3 Shkurt 2020, 07:12| Përditesimi: 3 Shkurt 2020, 07:14

  • Share

1./ Mos më thoni që e keni harruar. E mbani mend a jo?
Dilte kryeprokurori Adriatik Llalla në shkurt dhe deklaronte:
-Në shtator do ketë arrestime të politikanëve të inkriminuar dhe të kriminelëve të lidhur me politikën. Do bëhet nami!
Kriminelët ktheheshin nga pushimet e beharit të nxirrë nga dielli, jo nga mëkatet, dhe zgjasnin duart e tyre për tua vënë prangat por Tik Llalla ishte jashtë shtetit në seminarin e rradhës me Rovena Gashin...

2./ Po sot e dëgjuat Edi Ramën?
-Nesër fillon arrestimi i kriminelëve, nesër fillon lufta ndaj krimit!
Zyrtarisht krimi ka 30 vjet që lufton me ne. Krimi është përsosur, është rritur, është rafinuar dhe burrëruar. Krimi ka aq shumë metastaza sa shtrihet në çdo shtëpi, në çdo lagje, në çdo qytet, në çdo listë kryebashkiakësh, në çdo parti politike, në çdo parlament, në çdo qeveri. Krimi është aty te brekët e tua të shtrenjta, te xhepi i përparëses së mjekut, të pedagogut, të gjykatësit, të ministrit, të policit, të ndërtuesit të pallatit, të blerësit të shtëpisë, të videoklipit të këngëtares, të gjyqtarit të futbollit.

Krimi fluturon me ty kur shkon me pushime, kërcen me ty në tallava, voton bashkë me bakshishet e tua për zgjedhje, eksitohet me ty te moteli në autostradë, flet bashkë me ty çdo natë në studiot e televizioneve. Ti, une, krimi, ne, ata të gjithë jemi një familje herë e lumtur dhe herë e drobitur. Krimi shqiptar është 30 vjeç, i pjekur, i ushqyer, i veshur bukur, me makina të shtrenjta, me dashnore torollake, me përkrahje majtas-djathtas. Krimi është çdo qelizë e jona dhe kur dikush bërtet që nesër do e luftojmë krimin, duket sikur i shpall luftë vetes së tij. Beteja me krimin është e humbur që në ngjizje dhe qeshni, qeshni e talluni e mos kini frikë.
Ne jemi me fat, jemi vend i vogël dhe nuk përbëjmë kërcënim rajonal dhe as global. Kriminaliteti ynë lekët, eurot, poundet, frangat apo dollarët që fiton vjen i shpenzon për pordhë dhe tangërllëk në Shqipëri. Është kriminalitet i padëmshëm për të tjerë, tek-tuk mund të vrasë partnerin dhe kaq, vetëm kaq.

3./ Qeshni e talluni kur dëgjoni britmat se nesër do bëhet nami e do luftojmë krimin. Është njësoj porsi komshiu im Baftjari 70 vjeçar, ka 30 vjet që fle me gruan në një krevat dhe e gënjen çdo natë duke i thënë se nesër merr pensionin, do blejë një viagra dhe do bëhet nami. Nesër Baftjari përsëri do jetë me shokët e tjerë pensionistë duke pirë kafe turke e duke luajtur domino.
Ndërsa ne të tjerët jemi si Qamilja, gruaja e Baftjarit që pret shtrirë në krevat me këmbët hapur...
Nesër pra, nesër bëhet nami!

Komento

Komente

  • alb: 05/02/2020 15:15

    shkrim i bukur...vertet krimi keto 30 vite ka veshur kostumin e presidentit,kryeministrit ,ministrit,kryebashkiakut,policit,avokatit etj...krimi eshte arsimuar,eshte bere me intelektual dhe vepron nen petkun shteteror duke bere <heroin> dhe duke goditur gjoja krimin

    Përgjigju
  • asd: 04/02/2020 09:58

    Bravo Bledi

    Përgjigju
  • Turi: 03/02/2020 20:58

    FIX si nastradini qe thoshte neser neser. Ka humb besimi.

    Përgjigju
  • Aqifi: 03/02/2020 11:11

    Hahaha. Pikes i ke rene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?