Sheshi "Skënderbej", Tiranë

Ta urresh vendin tënd si shqiptarët!

18 Maj 2018, 17:53| Përditesimi: 18 Maj 2018, 18:02

  • Share

Siç ndodh rëndom në të gjitha vendet e vogla, ku banorët mundohen të identifikojnë sa më shumë gjëra universale të lidhura me vendin e tyre, edhe shqiptarët nuk bëjnë përjashtim. Ata mëtojnë se janë të vjetër. Në himnin e tyre është e përcaktuar se të gjitha kombet mund të shuhen por vetëm ata janë të zgjedhurit specialë të Zotit. Ata kanë origjinë mitike me këtë apo me këtë figurë dhe mundohen të veshin me legjenda gjithçka.

Ky fenomen në kohë të ndryshme ka shtresëzime të ndryshme, varësisht nivelit por edhe kohës ku jetohet. Qysh në krye të herës, Shqipëria konsiderohej si një vend i vjetër nga banorët e vet, më i lashti në botë, atë që sot e kësaj dite shqiptarët, sidomos ata me nivel kulturor të mesëm dhe poshtë e kanë si moto identiteti. Në frymë të kësaj mohohet gjithçka, që s’ka lidhje me shqiptarët, zbehet ai fill që lidhet me fqinjët dhe shqiptarët mbeten qendër e botës.

Shqiptarët e vazhduan këtë ndjesi deri në Luftërat e Mëdha Botërore, por përballja e tyre me Luftën e Dytë do jetë shumë zhgënjyese. Shqiptarët dhe mbreti i tyre jo vetëm e shitën vendin e tyre, por në masë bashkëpunuan me okupatorin. Në Kosovë, atëherë strukturë organike e Shqipërisë, ata ishin pjesë e formacioneve SS kundër shqiptarëve dhe serbëve, pa morën pjesë kundër hebrenjve, ashtu si treguan një nivel të dobët atdhedashurie me lëvizjet e tyre.

Janë reale citimet që bëjnë komandantët gjermanë asokohe. Ata kanë vlerësimet më të pakta për këto njësi, por nga ana tjetër edhe për çdo gjë të shqiptarëvet. Në materialin e Ëehrmacht-it ka akuza direkte për administratën shqiptare, që tregohet hileqare por edhe që qëndron në dy karrige. Konjuktura e tyre u duket e pështirë, por edhe aspak me sens në ato rrethana politike. Paradoksalisht, në kujtesa dhe shkrime të këtyre personazheve, ata na hiqen si personazhe të pastra e kështu me radhë.

Por më i dhimbshëm është vështrimi përçmues në kohë për Shqipërinë, deri në ofendim nga vetë shqiptarët. Duket se Shqipëria urrehet më shumë nga vetë bijtë e saj. Princ Vidi dikur në përpjekjen e tij të madhe për sheshimin e mosmarrëveshjeve të shqiptarëve do të shprehej se vendi do të shpëtonte nëse vendi do të hiqte qafe dy njerëz: Ismail Qemalin dhe Esat Pashë Toptanin. Të mendosh ishin njerëzit kryesorë në vend.

Në kohën e Luftës së Dytë Botërore personazhet anti-patriotë u shtuan, por sërish jo pak nga shqiptarët mendonin se çështja e pushtuesve ishte e zakonshme, kurse problemi i brendshëm ishte ai që duhej të zgjidhej. Kaq e rrënjosur është kjo saqë edhe ndaj sot e kësaj dite ne vuajmë pa fund mosmarrëveshje të pakuptimta mes vete.

Në Shqipëri ka një garë në art sesi të tregohet më atraktiv vendi për të huajt, duke e nxirë atë, ashtu si në kinematografi për ta paraqitur vendin si të errët dhe grotesk në mënyrë që të pëlqehet nga të huajt.

Të gjithë shqiptarët duken në garë në këto ditë të fundit kur Shqipëria është në finish të hapjes së negociatave për t’u anëtarësuar se kush do t’ia bëjë vendit rrugën më të vështirë. Ofendon pozita dhe përdor një retorikë ofenduese por nuk i lë asgjë opozita që po nxjerr themelet dhe po shan me çfarë të mundet sensin e Shqipërisë për drogën dhe krimin.

Dhe, nuk mbaron këtu. Ka një kënaqësi gati perverse kur ndonjë organ i huaj shkruan se në Shqipëri është zbuluar aksh sasi drogë. Po a mundet që një pjesë e Shqipërisë të përfitojë dhe një tjetër jo?! Jo kjo është e pamundur ashtu si është e pacipë ta shesësh vendin tënd, në formën që bëhet tek ne.

Shqipëria i ka mbijetuar regjimeve ekonomiko- sociale të ndryshme, i ka shpëtuar asimilimit të huaj, por duket se do e ketë më të vështirë me politikanët e saj, që po e shfarosin nga shqiptarët e saj. Të dhënat thonë se pas pak dekadash do ekzistojnë vetëm një milion shqiptarë! Duket se të gjithë duan të ikin dhe e urrejnë vendin, që do të jetojë edhe pas shuarjes së kombeve. Ka një ngutje për shqiptarët të hidhen kundër shqiptarëve, qoftë dhe pa ngacmimin e dorës së huaj si na pëlqen ta quajmë.

Një gjë dihet qartë dhe është konstatuar me kohë. Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë shqiptarët, thoshte Faik Konica. Ai, njeriu, që e kishte shprehur këtë citat të jashtëzakonshëm ishte po vetë personazhi që nuk la gjë pa artikuluar kundër bashkatdhetarëve të vet, duke flirtuar me Mbretin që e urrente dhe ata që e hodhën atë, duke ofenduar, por edhe shfaqur cinizmin e vet. Jo s’ka përjashtim, në çdo kohë, Armiqtë e Shqiptarëve jemi vetë ne shqiptarët! (Homo Albanicus)

Komento

Komente

  • Erget: 20/05/2018 06:54

    Thënia "armiktë e shqipëtarëve janë vetë shqiptarët", nuk është ndonjë thënie origjinale, por kalkëzimi i nje thënieje të Hitlerit: "Armiqtë e Gjermanisë jetojnë në gjermani." edhe këta njerëz të lodhur si Beni, e përdorin këtë kopim, sa herë iu prishet qejfi për ndonjë gjë personale. Përgjigjia është thjeshtë: Meqë këtu ka kaq shumë vështirësi,shko jeto në Serbi a diku tjetër, dyert janë të hapura, fushat e gjera. Aty do të ta presin me krahë hapur një" homos kokus madhus" si puna jote!

    Përgjigju
  • Alban Doda: 19/05/2018 14:02

    Ben Andoni! Eshte hera e dyte qe ironizon mbi çeshtjen e hebrenjve te mbrojtur nga shqiptaret gjate luftes se dyte boterore, madje tani dole hapur fare pro serbeve, ku prej kaq kohesh po te akuzojne si mbrojtes i ceshtjes se tyre, duke qene se je njohes i mire i kulturave sllave dhe gjuheve te tyre. Ne kete shkrim pervecse ironizon mbi traditat e shqiptareve per mikepritjen, guxove dhe ironizove dhe mbi vargjet e flamurit kombetar. E gjej nonsens dhe pa vend te flase per rrenjet e shqiptareve nje person qe ka ndryshuar rrenjet e tij (emer-mbiemer), nga BAFTJAR LUZATI ne BEN ANDONI! I (ç)nderuar, mos pergjitheso gjithe shqiptaret me nje regjiment "SS" bastard, i cili u krijua me mercenare injorante te cilet (nese i lexon mire dokumentat e Vermahtit), ishin te padisiplinuar dhe as qe donin tja dinin per detyrat qe u jepeshin, madje shpesh here leshonin pozicionet apo vend-rojet e tyre per te ngrene nje vakt buke apo dhe thjesht se ndjenin lodhje. Imagjino se cfare regjimenti ishte ai. Ne mund te jemi te keqinjte e vetes, por aq sa mund te jene dhe italianet, greket, serbet, ruset, anglezet etj etj. Gjera si kjo kane ndodhur edhe me popujt e tjere, sic eshte rasti i rumuneve qe luftuan ne Stalingrad apo vete ruset qe luftuan nen uniformat SS kunder ushtrise se kuqe ne betejen e Kurskut. Nese do te jesh ai shqiptari asnjanes dhe i drejte, pse nuk permend nje çast per barazpeshe dhe paktin shteteror midis mbreterise Jugosllave dhe qeverise naziste per mos-sulmim midis tyre dhe aneksimin e ballkanit ku qeverisja do ti lejohej vetem jugosllavise?! Per te mos folur per ofezen masive qe ben mbi popullsine e shtreses se mesme dhe te ulet shqiptare (nga e cile rrjedh edhe ti) per gjoja mitizimin e rrenjeve te tyre te lashta, duke u veteklasifikuar si i distancuar e i perparuar nga keta shqiptaret primitive qe jane te keqinjte e vetes?! Po i akuzon shqiptaret se urrejne vendin e tyre, por nderkohe po ben te njejten gje vete! Vetem nese ti, si i vetegraduar shtrese e larte tanime, me nje emer e mbiemer te ri, nuk e sheh me veten si shqiptar. Ne kete pike, te jap te drejte i nderuar Baftjar Luzati!

    Përgjigju
    • Klodi: 20/05/2018 00:10

      Thjesht i madh Alban, e ke demontuar shqiptarvrasesin me kete replike...mos valle je nga Laçi....kam pas njohur dike me kete emer

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?