Deputetja, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me mendimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj mbi programin ekonomik të PD-së.
Ajo përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka thënë se Shqipëria do të fitojë me taksën e sheshtë pasi shqiptarët do të taksohen në një mënyrë të ndershme dhe të barabartë dhe do të punësohen 110 mijë persona.
“Shqipëria fiton me taksën e sheshtë sepse investimet e huaja direkte do të rriten, Shqipëria sot nuk ka më investime të huaja. Por ajo do të fitojë nga rritja e tyre përmes taksës së sheshtë 9%.”, shkruan ajo.
Sipas Tabakut, Shqipëria fiton kur shqiptarët taksohen në mënyrë të barabartë, fiton kur shtresa e mesme që sot diskriminohet do të mund të sigurojë më shumë të ardhura përmes taksës së sheshtë.
‘Taksa e sheshtë do të rrisë formalitetin, do të eliminojë favorizimet dhe do të nxisë ekonominë", shkruan në fund të postimit ajo.
Lajmi kryesor:
Programi ekonomik i PD/ Arben Ahmetaj analizon premtimet e Bashës: Taksë e sheshtë varfëruese, skema e kontributeve për t'i lënë shqiptarët pa pensione
J.GJ./ReportTv.al