Politikë
Ekonomi

Tabaku: Shqiptarët shpenzuan 30 milionë mjekime anti-COVID, qeveria rimbursoi vetëm 1%! Kjo nuk duhet të jetë qeveria jonë

24 Shtator 2021, 20:03| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 20:05

  • Share

Partia Demokratike se qeveria nuk ka harxhuar as 1 % të vlerës që shqiptarët kanë harxhuar për mjekimet anti-COVID, për t'i rimbursuar ata. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shprehet se qeveria nuk u shërben qytetarëve, por përfiton për  t’u pasuruar vetë teksa thotë se shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar veç 231 mijë euro.

"Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve veç 231 mijë euro. As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët. Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi! Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë mënyra se si qeveriset vendi ynë", shkruan Tabaku

Tabela e publikuar nga Tabaku

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?