Politikë

 ‘Taçi’ debat te Komisionin e Sigurisë: Cili politikan del në përgjime? PS: Drejtojuni SPAK për të marrë informacione

23 Nëntor 2021, 19:55| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 19:57

  • Share

Aludimi se emri i zëvendëskryeministrit aktual dhe atij të parafundit ka dalë në përgjimet e Antimafias në dosjen e Rezart Taçit, solli tensione mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Sigurinë Kombëtare. Deputeti Ferdinand Xhaferraj, i kërkoi informacion Drejtorit të Agjencisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në lidhje me këto akuza.

'Ka qarkulluar shumë në media, ka pasur debat parlamentar ku zëvendëskryeministrat, aktuali dhe paraardhësi, janë munduar të akuzojnë njëri-tjetrin është në kohën time apo në kohën tënde', tha Xhaferraj.

Kërkesës së Xhaferraj iu përgjigj kryetari i komisionit, Nasip Naço. I cili tha se për këto pyetje që ngrenë duhet t’i drejtohen SPAK.

 'Kolegu mund t’i drejtohet SPAK për informacione më të hollësishme; Nuk kam pyetur komisionin e Sigurisë; Nuk merret drejtori me përgjime; Një nga problemet më të mëdha që ka Rilindja është transparenca me publikun.'- tha Naço

Përveç debatit për çështjen e përgjimeve që lidhen me dosjen e Rezart Taçit, Komisioni i Sigurisë Kombëtare, miratoi me shumicë votash projektligjin që detyron familjarët e politikanëve, të gjyqtarëve dhe prokurorëve që të deklarojnë pasuritë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?