Foto nga takimi i Ministrave të Jashtëm

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, e pranishme edhe ajo e Shqipërisë: Bashkëpunim për stabilitet, zhvillim dhe integrim

13 Dhjetor 2021, 15:38| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 15:40

  • Share

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme merr pjese në takimin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, organizuar në Londër nga Sekretarja e Shtetit për Punët e Jashtme, Elizabeth Truss. Në këtë takim janë ftuar të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, si dhe Sir Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë dhe perspektiva euro-atlantike e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të pranishmit do të rikonfirmojnë vullnetin për një bashkëpunim më të ngushtë të vendeve të rajonit tonë me partnerët amerikane dhe europianë, me qëllim forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe prosperitetit në Ballkan.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?