TIRANË- Tallava që nuk çudit më askënd e ka quajtur Ilir Meta takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët e Greqisë. Meta akuzoi se Rama zhvendosi administratën shtetërore për të mbushur “Teatrin e Krishtlindjeve” në stadiumin në mes të Athinës.
“Tallavaja më e fundit që u shndërrua në një furtunë memesh anembanë globit që nuk çudit askënd. Është një regjim i kalbur dhe i korruptuar deri në palcë, të gjithë e dinë që administrate e bashkive dhe shtetërore zhvilluan një ekskursion në Athinë dhe është një rast i qartë i shpërdorimit të pozitës së kryeministrit për qëllime partiake dhe abuzive duke shkuar me të gjithë administratën. Ishte e pamundur që koha të kalonte pa këngëtarët, ky ishte i vetmi element pozitiv për ata pak shqiptarë që shkuan në atë tallava”, tha Meta.
Turi i nisur nga kryeministri Edi Rama fillimisht në Athinë e më pas në një sërë vendesh të tjera me emigrantët shqiptarë, duket se është një strategji që do ta ndjekë edhe Ilir Meta. Në një konferencë për gazetarët, Meta tha se Partia e Lirisë është pro votës së diasporës dhe njoftoi edhe një tur takimesh me emigrantët, duke thënë se çunat e Londrës mezi po presin.
“Pa asnjë diskutim, mezi po presin çunat në Angli, Uells, lërë në Glasgou. Javë shumë e rëndësishme për ne. Ka një shpërthim të diasporës dhe ne kemi një organizim të ri, do ketë shpërthime ne Athinë, Selanik, gjithandej. Ata e dinë shumë mirë kush i ka përzënë dhe kush do i kthejë në vendin e tyre”, tha Meta për gazetarët.
Sa i takon protestës para Bashkisë, Meta tha se nuk do të ndalen, ndërsa protesta e radhës është njoftuar për nesër.
“Protestat nuk ndalen, PL është atje, Blushi është një flamur më vetë në këtë protestë të jashtëzakonshme”, vijoi Meta.
Takime me shqiptarët e diasporës ka zhvilluar më herët edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Edhe ky i fundit ironizoi takimin e Ramës të dielën me shqiptarët e Greqisë duke e quajtur nacionalizëm shterpë.
ky karagjoz qe dhe shqipen e ka te varfer eshte vetem per te vjedhur zoti meta ti edi rames nuk i vjen as te rripi i pantallonave
PërgjigjuNe fakt mezi po presin CUNAT E DROGES sepse Londra ka shum lloje cunash ka dhe nga ata qe jane te shkelqyer dhe qe e njohin mire Like FLORIRIN.
Përgjigju