Bota

Talebanët s’humbin kohë, fillojnë emërimet në qeverinë e re! Veteranët dhe ish të burgosurit marrin ministritë kryesore

25 Gusht 2021, 22:17| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 22:31

  • Share

Talebanët nuk kanë humbur më shumë kohë por kanë filluar me emërimet në qeverinë e re. Ata kanë emëruar veteranë të shquar në postet e ministrave të financave dhe mbrojtjes, thanë dy anëtarë të grupit radikal.

Ndonëse talebanët nuk i kanë njoftuar zyrtarisht emërimet, të cilat një komandant tha se ishin të përkohshme, por agjencia afgane e lajmeve Pajhwok tha të martën se Gul Agha ishte emëruar si ministër i financave dhe Sadr Ibrahim ministër i brendshëm. Ish i burgosuri në Guantanamo, Mullah Abdul Qayyum Zakir u emërua ministër i mbrojtjes, raportoi kanali i lajmeve Al Jazeera, duke cituar një burim taleban.


Lajmi kryesor:

Afganistani/ Biden ‘kundër’ aleatëve: Tërheqim trupat deri më 31 gusht! Talebanët fillojnë emërimet në qeverinë e re! Veteranët e ish të burgosurit marrin ministritë kryesore


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?