Prokuroria e Posacme Antikorrupsion

Opinion

Tani është koha…

7 Korrik 2021, 15:17| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 15:19

  • Share

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes si dhe 10 zyrtarëve të tjerë lokalë të kësaj bashkie, ishte sinjali i parë se SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë kanë vënë në fokus jo vetëm luftën ndaj krimit të organizuar, por dhe korrupsionin në administratë. Ky operacion vjen pas disa goditjeve në këtë periudhë të elementëve të narkotrafikut dhe lidhjeve të tyre në drejtësi apo në uniformat blu, ç'ka e bën më të plotë panoramën se tashmë ka nisur një ndërhyrje në shkallë të gjerë të organeve të drejtësisë në sfera të ndryshme të aktivitetit kriminal.

Një shenjë e mirë se gjërat po lëvizin për mirë dhe padyshim që këto shembuj gëzojnë mbështetjen e opinionit publik. Dhe ndërsa në gusht besohet se bëhet operacionale dhe puna e agjentëve të BKH, si agjensi hetimi, mendohet se gjatë gjysmës së dytë të vitit do të ketë shumë lajme për godotje të krimit dhe korrupsionit. Gjithsesi shenjat janë të mira dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është se dhe politika po rri larg, apo e detyruar të lëshojë hapësirë, që organet e drejtësisë të vijojnë misionin e tyre në bazë të ligjit.

Kryeministri Rama, pas rastit të arrestimeve në Lushnje, u distancua menjëherë nga zyrtarët e akuzuar duke u shprehur se nga PS nuk do të ketë asnjë mbrojtje dhe se për akuzat ata duhet të përgjigjen personalisht përpara drejtësisë. Këtë qëndrim Rama e qartësoi që gjatë zhvillimit të Kongresit të PS muajin e kaluar dhe tashmë e vijon më tej me tezën se “PS u shërben zgjedhësve, jo të zgjedhurve”.

Ndërkohë, kreu i PD Basha duket se ka hequr dorë nga akuzat se drejtësia është e kapur nga maxhoranca, ndërsa përshendet arrestimin e kryebashkiakut të majtë të Lushnjës, por gjithsesi nuk i shmanget dot propagandës kur shprehet se e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i denoncimeve të PD. Në këtë mënyrë lëvizjet e para u bënë dhe rezultuan të suksesshme. Goditja e korrupsionit të tanishëm dhe ku vulat në shkresa janë ende të njoma, është shembulli më i mirë për të dëshmuar se nuk goditet vetëm korrupsioni i akumuluar ndër vite, por dhe ai i tanishëm, çka do të tregojë se ai nuk është i majtë dhe i djathtë, por se ai duhet të mbërrijë në bankat e akuzës, qoftë nga zyrtarët e tanishëm ashtu dhe të dikurshmit që kanë shkelur ligjin dhe kanë përfituar nga fondet publike.

Tani është koha që drejtësia të thotë me forca fjalën e vet për këdo. Ashtu siç ambasadorja e SHBA Kim, tërheq vëmendjen për këdo që ka abuzuar, që tani është koha të mendojnë pasojat për veprimet e tyre. Një mënyrë e tërthortë jo vetëm që drejtësia do të bëjë punën e saj, por dhe si paralajmërim për çdo zyrtar, të sotëm e të nesërm për përgjegjësitë që ka. Pasi dhe frika e ruan vreshtin.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 07/07/2021 17:34

    Berishaqeni me morra ne burg haleja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?