Kur Ilir Meta vendosi në mënyrë të njëanshme, më 10 qershor, në kulmin e fushatës elektorale, të anulonte datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, motivi kryesor ishte sepse, sipas tij, nuk kishim të bënim me një votim demokratik, pasi opozita kishte vendosur të mos merrte pjesë në to. Ndërsa Edi Rama këmbëngulte duke thënë se zgjedhjet ishin demokratike, pasi zgjedhja për t’i bojkotuar ishte vendosur lirisht nga opozita.
Debati mbi zgjedhjet, pas një muaji e gjysmë, është përmbysur krejtësisht. Në fakt, sot Ilir Meta mendon saktësisht si Edi Rama. Pyetjes se çfarë mendon për vendimin e PD-së për të bojkotuar edhe zgjedhjet (virtuale) të 13 tetorit, sot Meta iu përgjigj: ''Kush ka dëshirë, të regjistrohet; kush ka dëshirë të mos regjistrohet, të dalë me spektatorët. Edhe opozita ta ketë të qartë që nuk mund të rrijë larg nga problemet dhe të mjaftohet vetëm me denoncimet".
Pra, zgjedhjet e 13 tetorit, sipas Metës, janë të ligjshme edhe pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike dhe të cilësdo forcë tjetër politike që do të zgjidhte të mos regjistrohej, duke përfshirë Partinë Socialiste, e cila, në fakt, nuk e njeh atë datë. I vetmi lider partie që ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit është gruaja e Ilir Metës. Kështu, për të qenë ''zgjedhje demokratike dhe gjithëpërfshirëse”, sipas presidentit tonë të Republikës, kushti i vetëm që kërkohet sot është që Ilir Meta të jetë dakord dhe të marrë pjesë LSI. Një formë e re kjo e demokracisë familjare.
Sa me shpejt te zhduket ky moster aq me mire per vendin. Qelbesire
Përgjigju