Tanya Roberts: Ish Bond girl është ende gjallë pavarësisht se partneri dhe agjenti i saj deklarojnë të kundërtën

5 Janar 2021, 10:17| Përditesimi: 5 Janar 2021, 10:20

  • Share

Aktorja hollivudiane Tanya Roberts është ende gjallë pavarësisht se agjenti dhe burri i saj citohen të thonë ndryshe. Ish Bond Girl tanimë  65-vjeçare Bond, humbi ndjenjat në shtëpinë e saj në prag të Krishtlindjes dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos menjëherë pas kësaj. Të Dielën, menaxheri i saj Mike Pingel tha se ajo kishte ndërruar jetë.

Të nesërmen, Pingel u tha gazetarëve se Roberts ishte ende gjallë në 10 të mëngjesit por në gjendje të keqe. Ai tha se aktorja nuk kishte COVID-19 dhe tha se po priste për azhurnime të mëtejshme mbi gjendjen e saj.

Nuk është plotësisht e qartë se çfarë ka ndodhur në spital; megjithatë, Pingel tha se ai kishte folur me burrin e Roberts Lance O'Brien, duke cituar atë duke thënë se ai e kishte mbajtur gruan e tij pasi "ajo dukej se u largua". O’Brien mësohet të ketë thënë se është thirrë nga stafi mjekësor për ti dhënë lamtumirën e fundit gruas së tij.

O'Brien më parë nuk ka qenë në gjendje të vizitojë gruan e tij në spital për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

Roli i saj më i njohur është ai i gjeologes Stacey Sutton përballë 007 të Roger Moore në 1985. Ajo gjithashtu u shfaq në filma fantazi dhe aventurë të tilla si "The Beastmaster" dhe "Hearts and Armour". Duke zëvendësuar Shelley Hack, aktorja u bashkua me Jaclyn Smith dhe Cheryl Lass si Engjëlli i tretë në Charlie's Angels, ndërsa në 1984 ajo luajti Sheena, një version femër i historisë së Tarzan.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?