Receta

Tartë me mollë nga zonja Vjollca

30 Mars 2021, 10:08| Përditesimi: 30 Mars 2021, 10:25

  • Share

Tartë me mollë

Përbërësit:

Dekori

2 mollë

1 lugë gjelle gjalp

1 lugë gjelle lëng limoni

1 1/2 lugë gjelle sheqer

Brumi

2 vezë

1 filxhan çaj sheqer

1 filxhan kafe kos

1 filxhan kafe qumësht

1 filxhan kafe vaj bimor

200 gr miell

1 lugë çaj pluhur pjekës

vanilje

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë mollët I presim ato në feta dhe pasi të shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp I shtojmë mollët në feta në tigan, lëngun e limonit, sheqerin dhe I lëmë mollët në zjarr deri sa lëngu të avullojë.

Brumi:

Në një tas rrahim 2 vezë, shqerin deri sa volume I vezëve të rritet. Shtojmë qumështin, kosin, vajin, vaniljen dhe të gjitha këto përbërës I përziejmë sëbashku. Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës, vazhdojmë përzierjen dhe e hedhim atë në një tavë ku shtojmë letër pjekje. Nivelojmë brumin. Vendosim sipër mollët dhe e pjekim në 180 gradë Celsius për 40 minuta.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?