Tashmë gati edhe për BE/ Agjencia Evropiane e Barnave miraton vaksinën e BioNTech-Pfizer (VIDEO)

21 Dhjetor 2020, 15:11| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 17:42

  • Share

Agjencia Evropiane e Barnave miratoi përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer dhe Biontech. Miratimi i vaksinës pritej gjerësisht, ndërsa kombet e BE përballen me një valë të dytë të të rasteve së COVID-19.

Vendimi i sotëm do të thotë se vaksinimi masiv i rreth 450 milion njerëzve në të gjithë BE-në është një hap më afër.

Rregullatori i ilaçeve me bazë në Amsterdam ishte nën presion nga vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, për të përshpejtuar vendimin e tij, i cili ishte planifikuar fillimisht për 29 dhjetor.

Cilat janë hapat e ardhshëm?

Pas miratimit nga EMA, duhet të miratohet zyrtarisht nga Komisioni Evropian për të filluar vaksinimet në të gjithë BE-në. Megjithëse ky hap konsiderohet zyrtar, ai mund të zgjasë edhe dy ditë.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë që  shpërndarja mund të fillojë në 27 dhjetor. Kompanitë farmaceutike do të duhet gjithashtu të paraqesin të dhëna pasuese për vaksinat e tyre për vitin e ardhshëm.

EMA tha se kishte punuar gjatë gjithë kohës por duhej të sigurohej që vaksina të ishte e sigurt dhe efektive përpara se të jepte miratimin e saj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?