Vlera e faturimeve për fermerët për periudhën qershor-gusht 2025, krahasur me të njëjtën periudhë e një viti më parë, ka shënuar një rritje me 19 milionë euro. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se rritja e autofaturimeve të fermerëve ka ardhur nga kontrollet dhe verifimet e vazhdueshme të kryera.
Sipas Tatimeve, bëhet fjalë për 57% fermerë aktivë dhe 86.5% më shumë autofatura të lëshuara. Këto shifra, thonë Tatimet, tregojnë se ecurinë e mirë drejt formalizimit të zinxhirit ushqimor.
“Falë kontrollit dhe verifikimit të vazhdueshëm të Administratës Tatimore, auto-faturimi i fermerëve ka shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë:
+19 milionë € vlera e faturimeve
+57% fermerë aktivë
+86.5% auto-fatura të lëshuara
Shifrat tregojnë qartë se formalizimi i zinxhirit ushqimor po ecën me ritme të shpejta, duke kontribuar në rritjen e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, rritjen e transparencës dhe duke forcuar bazat e një ekonomie konkurruese.”, shkruajnë Tatimet.
Komente
