Zv.kryeministri Erion Braçe

Politikë

Tatimi në bazë të fitimit, Braçe: Nuk është komunizëm, por kapitalizëm dhe kërkon drejtësi! Kush fiton më shumë paguan më shumë

13 Maj 2021, 15:53| Përditesimi: 13 Maj 2021, 15:57

  • Share

Taksa progresive është taksa ku tarifa nuk qëndron konstante, por ndryshon në rritje, krahas rritjes së të ardhurave. Zv/kryeministri Erion Braçe thotë se mbledhja dhe tatimi i të ardhurave nga dypunësimi në shkallë progresive është i drejtë.

Ai thotë se erdhe për të ardhurat e tjera duhen mbledhur taksa në shkallë progresive. Nga ana tjetër ai shprehet se për këto kategori do të ketë lehtësim në shkallë të reja.

“Nuk është ditë për paratë por për drejtësi pse jo?! Mbledhja dhe tatimi i të ardhurave nga dypunësimi në shkallë progresive është i drejtë. E padrejtë është kjo që ndodh për të ardhura të tjera, fitimi, divident, aksionet, qiratë, depozitat, pronat etj.

Edhe për këto të ardhura duhen mbledhur e tatuar në shkallë progresive. Siç për të ardhurat nga puna dy-tre punësimi do të ketë lehtësim në shkallë të reja edhe për këto të ardhura që tatohen të ndarë e në mënyrë të sheshtë sot. Duhet të ketë shkallë progresive të reja. Gjithnjë nën një parim.

Kush fiton më shumë, paguan më shumë, kush fiton më pak paguan më pak. Nuk është komunizëm edhe një herë. Është kapitalizëm dhe kërkon drejtësi edhe në tatimin e të ardhurave dhe fitimeve”, shkruan Braçe.

Taksa progresive përdoret në shumë vende si: SHBA, Kinë, Japoni, Australi, Francë, Gjermani, Itali, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar etj. Ky lloj sistemi është përdorur dhe vazhdon të jetë i zbatueshëm nga qeverisja e maxhorancës aktuale në vendin tonë. Në 8 vitet e kaluara, kur opozita aktuale ishte në pushtet, është aplikuar taksa e sheshtë. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?