Politikë

Taulant Balla shpërndan urimet nga miqtë e Shqipërisë, Eurodeputetët: 25 prilli i rëndësishëm për rrugëtimin në BE, mbështesni PS

16 Prill 2021, 20:00| Përditesimi: 16 Prill 2021, 20:10

  • Share

Taulant Balla, sekretari i përgjithshëm i PS-së, ka shpërndarë një video, ku shumë euro-deputetë në BE, miqtë e Shqipërisë, dërgojnë mesazhe për rëndësinë që zgjedhjet e 25 prillit kanë për integrimin dhe forcimin e demokracisë ne vend.

Christophe Rouillon, president i PES në Komitetin Europian të Rajoneve, Tanja Fajon, anëtare e Parlamentit Europian, Andreas Schieder, anëtar i Parlamentit Europian, dhe Bettina Vollath, anëtare e Parlamentit Europian, kanë dhënë njëzëri mesazhin se mbështesin integrimin e Shqipërisë, zgjedhjet janë të rëndësishme për këtë rrugë të vendit në BE dhe se urojnë fitoren e PS më 25 prill.

Tanja Fajon, anëtare e Parlamentit Europian, Slloveni: Të nderuar kolegë, të nderuar miq, i nderuar kryetar i partisë, i nderuar Edi. Si një aleate politike dhe kryetare e Partisë Social-Demokrate të Sllovenisë, e gjithashtu si një mike e vjetër, më lejoni të them se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm, jo vetëm sa i përket integrimit europian, por edhe për faktin se në mënyrë të ngjashme si Europa dhe pjesa tjetër e botës, iu desh të përballet me pasojat e Covid dhe rimëkëmbjen pas pandemisë. Unë jam besimplotë se një PS e fortë mund ta drejtojë Shqipërinë, në këto dy objektiva. Në vetëm pak javë, shqiptarët do të zgjedhin parlamentin e ri dhe ashtu si motoja juaj “Shqipëria e ardhmja jonë”, partia juaj po iu dërgon një mesazh shumë të fortë qytetarëve shqiptarë se vetëm PS mund ta çojë Shqipërinë në Europë. Por këta premtime të mëdha, vijnë me përgjegjësi më të madhe. Nuk është risi që të thuash se kriteret për të ardhme më të ndritur, më të ndershme, më të barabartë për të gjithë, ku demokracia, sundimi i ligjit dhe përfshirja janë vlerat më të rëndësishme të shoqërisë. Nuk është e re që t’ju tregosh qytetarëve qartësisht se kujt t’i besojnë dhe si të bësh premtimet realitet. Kjo është një detyrë shumë e vështirë dhe sfiduese. Edhe unë vetë kam kaluar shumë vështirësi për të kthyer besimin tek qytetarët. Por ju të dashur miq, jeni në rrugën e duhur dhe kam besim se këtë mund ta shikojnë dhe ndjejnë rezultatet e juaja. Duke parë listën tuaj me kandidatë të rinj dhe të talentuar për zgjedhjet që po afrojnë, provojnë ambicien tuaj, që do të sjellin energji dhe frymë të re në Shqipëri. Një frymë e re e ndryshimeve pozitive për të gjithë qytetarët me vizion të qartë. Sot jam duke iu folur nga PE në Bruksel. Është Europa vendi ku duhet të jetë dhe është përgjegjësia juaj që ta bëni realitet. Ju keni shumë aleatë e miq në Europë dhe ky është premtimi im për ju, që unë do të vazhdoj të luftoj dhe të mbështes vendin tuaj në rrugën e merituar të BE-së, por nuk mund të vazhdoj ta bëj këtë gjë pa ju. ju uroj një Kongres të suksesshëm dhe të frytshëm e produktiv e me një fitore të madhe në zgjedhje. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt. Mirupafshim

.

Andreas Schieder, anëtar i Parlamentit Europian, Austri: Miqtë e mi shqiptarë. Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tuaj, për të ardhmen tuaj dhe rrugëtimin në BE. Për këtë arsye, si Social Demokrat Austriak ju uroj suksese në zgjedhje. Mbështes veçanërisht mikun tim Edi Rama dhe PS-në.

 

Bettina Vollath, anëtare e Parlamentit Europian, Austri: Të dashur shokë. Si anëtare e PE-së dhe nënkryetare e delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE – Shqipëri, Zgjedhjet janë një proces vendimtar që qëndrojnë në zemër të çdo demokracie, dhe i japin legjitimitet udhëheqësit të vendit. Shqipëria ka ndërmarrë shumë reforma së fundmi dhe duhet të ndërmerren akoma më shumë në të ardhmen. Prandaj, reformat që janë nisur tashmë duhet të kenë mbështetjen e qytetarëve.

Christophe Rouillon, president i PES në Komitetin Europian të Rajoneve: Dëshiroj të konfirmoj mbështetjen time, për integrimin e Shqipërisë në BE. Idetë socialiste janë më të mirë për solidaritet social, progres ekonomik dhe drejtësi sociale, integrimet dhe stabilitetin politik. Të ndërtojmë një urë mes BE-së dhe Shqipërisë. Fat e sukses socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit që mbahen në Shqipëri. 

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ada: 16/04/2021 20:01

    Ah sikur keto qe thoni t'i shikonin e degjonin te gjithe! Suksese PS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?