Receta

Tavë me mish, qepë të njoma dhe kumbulla nga zonja Vjollca

26 Maj 2021, 10:46| Përditesimi: 26 Maj 2021, 10:47

  • Share

Tavë me mish, qepë të njoma dhe kumbulla

Përbërësit:

800 gr mish keci

2 thelpi hudhra

1 kg qepë

1 lugë gjelle salcë

majdanoz, kopër, nenexhik 

1/2 filxhan kafeje oriz

5-6 kumbulla të tharta

kripë dhe piper të zi 

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë kaurdisim copat e mishit, kripë dhe piper të zi shtojmë ujin e nxehtë dhe e lëmë të ziejë për 30-40 minuta. Gjatë kohës që mishi zien pastrojmë qepët dhe I presim ato në gjatësi 1 cm. Ngrohim vajin në tenxhere aromatiozjmë atë në 2 thelpi hudhra dhe shtojmë qepët I kaurdisim ato deri sat ë ulin volumin shtojmë 1 lugë gjelle salcë dhe vazhdojmë përzierjen shtojmë erzat, majdanozin, kopër, dhe nenexhik, kumbullat e tharta, orizin, kripë, piper të zi shtojmë pak lëng mishi për të zierë orizi dhe qepët dhe pas 10 minutave vendosim qepët dhe mishin në një tavë dheu dhe e vendosim në furrë në 180-19-gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?