Foto ilustruese

Kronikë

Të akuzuar për korrupsion e shpërdorim detyre, Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për 10 zyrtarët e Drejtorisë së Transportit Rrugor

18 Shtator, 15:39| Përditesimi: 18 Shtator, 16:00

  • Share

Prokuroria e Fierit ka kërkuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje' për 10 zyrtarët e të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rajonal Fier Fier për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i krimit”.

A.M, S.K, M.G., E.S., J.V, L.M. dhe E.Sh., punonjës të Qendrës së Kontrollit Teknik, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier, dyshohet në cilësinë e specialistëve të kontrollit teknik, të kenë nxjerrë kalues në kontrollin teknik automjete të ndryshme, pavarësisht defekteve teknike.

Gjithashtu nga hetimet ka të dhëna se personat nën hetim, D. H., dhe J. Q., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë dhënë ryshfet prej 2000 lekësh punonjësve të tjerë të DRSHTRR në Fier, për t’i kaluar kontrollin teknik automjetit të J. Q., gjithashtu nën hetim.

Prokuroria ka dyshime se zyrtari D. N., nën hetim, gjatë një bisede telefonike me zyrtarin tjetër nën hetim J. V., i ka ofruar ktij të fundit përfitim monetar të pacaktuar në vlerë, për t’i kaluar kontrollin teknik një automjeti.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për zyrtarët:
- A.M., S.K., E.S, M.G, L.M. dhe E.Sh., të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer më shumë se një herë
- J.V., i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer më shumë se një herë
- D.H., J.Q., të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim
- D. N., i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Korrupsion dhe shpërdoronin detyrën për kontrollin fizik të mjeteve, Prokuroria Fier jep masa sigurie për 10 zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rajonal Fier

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dha masa sigurie për dhjetë persona, zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rajonal Fier për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i krimit”, të parashikuara nga nenet 248, 244/1, 259/1 e 25, dhe 300, të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1173, datë 14.09.2023, filluar mbi bazën e materialeve të referuara nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se shtetasit A.M, S.K, M.G., E.S., J.V, L.M. dhe E.Sh., punonjës të Qendrës së Kontrollit Teknik, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si specialistë të kontrollit teknik, me veprime dhe mosveprime, kanë nxjerrë kalues në kontrollin teknik automjete me defekte teknike që përbëjnë rrezik për qarkullimin rrugor, që pëmbajnë elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në rrethanën rënduese “më shumë se një herë”, parashikuar nga neni 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal. 

Po ashtu, ka dyshime se personat nën hetim D.H. dhe J,.Q., në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë dhënë shumën prej 2000 (dymijë) Lek punonjësve të DRSHTRr, Fier, për të nxjerrë kalues në kontrollin teknik automjetin e shtetasit nën hetim J.Q., që përmbajnë elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, prg.1, dhe 25, të Kodit Penal, si dhe të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i Kodit Penal.

Nga hetimi, gjithashtu ka rezultuar se shtetasi nën hetim D.N., gjatë një komunikimi telefonik i ka ofruar përfitim të parregullt me vlerë të pacaktuar, shtetasit nën hetim J.V, punonjës i Qendrës së Kontrollit Teknik, në DRSHTRr, Fier, për procedurën e kalimit të kontrollit teknik të një mjeti.  Shtetasi nën hetim J.V. e ka kaluar mjetin dhe nuk e ka kallëzuar këtë krim në organet e ndjekjes penale.

Në kuadër të kësaj çështje penal, është kërkuar masë sigurimi dhe u caktua masa e sigurimit për dhjetë persona nën hetim, si më poshtë:

-Caktimin e masave të sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore ”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.K., E.S, M.G, L.M. dhe E.Sh., sit ë dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore ”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim J.V., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal, si dhe vepërn penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300, i Kodit Penal

-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personave nën hetim D.H. dhe J.Q, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, prg. 1, e 25 të Kodit Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim D.N., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244, prg. 1, i Kodit Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin për hetimin me përparësi të grupveprat që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?