Rajoni i Policisë Lushnje

Kronikë

Të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, SHÇBA arreston dy efektivë në Lushnjë

15 Shtator 2021, 15:39| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 15:41

  • Share

Dy efektivë kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Lushnjë, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Me një njoftim për mediat, SHÇBA bën me dije se dy efektivët me inicialet E. C. dhe A. P., kanë abuzuar me detyrën, duke moszbatuar me korrektësi procedurat standarde për ndalimin e drejtuesit të një mjeti të shpallur në kërkim.

Për pasojë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur “Arrest në burg" për efektivin E. C., i dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Gjithashtu Gjykata ka vendosur “Arrest në shtëpi” ndaj efektivit me inicialet A. P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?