Të bashkuar, por jo të ‘lumtur’! Të mërkurën regjistrohen si koalicion me Bashën, por me kusht: Duam logot tona në fletët e votimit

22 Shkurt 2021, 17:09| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 17:42

  • Share

Drejt 25 prillit të bashkuar, por jo të lumtur. Partia Demokratike dhe aleatët e saj, kanë vendosur tashmë daljen me një listë unike në zgjedhjet parlamentare, ndonëse pritshmëritë e disa prej tyre duket se nuk janë plotësuar dhe emrat e kandidatëve të secilës parti janë ende të paqartë.

Një ditë para regjistrimit në KQZ, partitë që do të jenë pjesë e listës shumë emërore, të udhëhequr nga Basha, kërkojnë që logoja e partive të tyre të përfshihen në fletën e votimit.

 “Është interes i PD por edhe partive të koalicionit për të patur logo të partive, por edhe emrat e kandidatëve, për të tërhequr votuesin tradicional. Mundësisht të jenë edhe emrat, pasi qytetarët nuk votojnë numrat, por emrat. Mendoj që janë të gjitha mundësitë për të patur një qartësi në fletën e votimit", tha Fatmir Mediu.

 “Unë kam qenë partizan i kërkesës që të jetë i shënuar emri dhe logoja e partive. Sepse në rastin e parë, nëse thonë që në vend të emrit të vënë listat, humb sesi i listave të hapura. Dhe humb edhe kuptimi i koalicionit, i bie që të jenë parti që garojnë me njëra tjetrën. Ne përfaqësojmë parti specifike, me një identitet tonin, me disa vota shtesë", tha Agron Duka

Mospërfshirja e emrave dhe logove në listën e votimit, sipas tyre është edhe një tentativë tjetër e mazhorancës për të manipuluar procesin, duke krijuar konfuzion te votuesi.

 “KQZ ka për detyrë të respektojë marrëveshjet e partive politik. Nëse KQZ do ti bindet manipulimit të procesit të Ramës për të krijuar konfuzion te votuesi, kjo nuk është normale.  Opozita duhet të jenë e qartë që kërkon një proces të thjeshtë e të qartë për votuesit”, tha Mediu.

Nuk maksimalizohet vota pa logot e secilës parti në fletën e votimit. Duket që është një qëllim i maxhorancës për të arritur pikërisht këtë. Sepse prurjet e secilit me logon tonë dhe emrin tonë,  janë shumë më të mëdha, sesa nën logon vetëm të PD ku rrezikojmë të marrim vetëm votat e saj”, tha Duka.

Të mërkurën, partitë e koalicionit do të mandatojnë kryeopozitarin Basha të dorëzojë në KQZ kërkesën për tu regjistruar si koalicion për zgjedhjet e 25 prillit. Lista shumë emërore e tyre ende nuk ka një emërtim zyrtar, por aleatët artikulojnë dy ide.  

Koalicioni i opozitës së Bashkuar duket se do të jetë i vetmi në zgjedhjet e 25 prillit. Rama ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me asnjë parti tjetër, ndërsa partitë e tjera opozitare si ajo e patozit dhe topallit, pavarësisht se dukeshin shumë afër bashkëpunimit, ende nuk kanë zyrtarizuar listën e përbashkët.

Komento

Komente

  • O tej: 22/02/2021 18:56

    Fytyrat me te ndyta te politikes jashtqitje

    Përgjigju
  • Babuli ta nguli: 22/02/2021 18:30

    O çfar tmerri është politika Shqiptare Fatmir Mediu i ka duart me gjak fëmijësh, grash , e njerzve shum fukarenj. E ky kriminel hajdut që duhet të ishte në burg pretendon të vazhdoi të bëi politik. Po ju thaftë dora ati Shqiptari që i jep vot kti bastardi Jevgjitit Mediu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?