Të dënuar për drogë, prostitucion dhe vjedhje! OFL u dërgon formularët 3 elbasanllinjve

24 Gusht 2020, 11:48| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 11:49

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularët e vetëdeklarimit të pasurive katër personave në Elbasan, të cilët dyshohet se e kanë vënë nëpërmjet veprimtarive të paligjshme.

Konkretisht formularët do t'i plotësojnë Afrim Tarelli, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", Vangjel Kondili, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", Dashamir Bahidi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostuticionit në rrethana rënduese” dhe Mehmet Shahini, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë".

Këta persona do të jenë të detyruar të plotësojnë formularët me shkrim brenda 48 orëve, ndërsa më pas përgjigjet do t'i dërgohen SPAK-ut për verifikim.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?