Foto ilustruese

Të dënuar për prostitucion, trafikim të të miturve, vjedhje me armë/ Kush janë tre të dënuarit që OFL i dërgon formularin

20 Tetor 2020, 14:37| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 14:41

  • Share

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Shkozë, Tiranë dhe Berat. Ajo u ka dërguar formularin e pasurisë  Fedianat Etemaj alias Ferdinand Etemi, Elton Drapi, Dorjan Memaj, të dënuar për " Shfrytëzimi i prostitucioni", " Trafikimi i të miturve"dhe "vjedhje me armë".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

F. E. alias F. E., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

E. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i të miturve";

D. M., banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?