Politikë

‘Të dielën do më keni në Eladha’, Rama: Për të gjithë ata në diasporë që nuk u është aprovuar regjistrimi për zgjedhjet, ja si të veproni

27 Shkurt, 19:33| Përditesimi: 27 Shkurt, 19:50

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar takimin e radhës me shqiptarët në diasporë, i cili do të jetë në Eladha, Greqi këtë të diel.

Përmes një videomesazh në rrjetet sociale, kryeministri tregoi se çfarë duhet që të bëjnë ata shqiptar të cilëve nuk u është aprovuar aplikimi për tu regjistruar që të marrin pjesë në zgjedhje.

'Do ta marrim atë emrin Albania dhe do ta vëmë aty te tryeza e Këshillit Europian dhe të jemi aty të barabartë mes të barabartësh përgjithmonë, jo më të poshtëruar, ky është fiksimi. Tani një porosi kam unë për shumëkënd në diasporë që nuk i është i ashtë aprovuar regjistrimi, në një pjesë të madhe i është bllokuar se e kanë vënë nga këtej kartën nga pjesa përpara, mirëpo regjistrimi kërkon vendosjen e adresës dhe karta nga pjesa e pasme ku është dhe adresa, (tregon fletën), në mënyrë që të marrë adresën platforma e KQZ. U morëm vesh?”, shpreh Rama.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?