Të dielën supersfida/ Daja: Partizani do tre pikët! Trajneri i Vllaznisë: Nuk kemi frikë

30 Janar 2021, 13:35| Përditesimi: 30 Janar 2021, 13:38

  • Share

Të dielën në orën 16:45 do të luhet supersfida e javës së 17 të Superligës mes Partizanit dhe Vllaznisë. Në Elbasan Arena vendi i dytë do të presë kryesuesit, me synimin e vetëm për të fituar dhe për të hapur garën, pasi Vllaznia ka 9 pikë më shumë.

Ilir Daja, trajner i Partizanit: “Është një ndeshje që duhet fituar, por sigurisht jo vetëm me dozë emocionale. E dimë se motivimi do të jetë i duhuri, por duhet të na udhëheqë llogjika për të marrë tre pikët.”

Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë: Siç e kam përmendur, ne jemi në pozicion shumë të favorshëm. Është normale që të gjithë do të forcohen, do të bëjnë merkato. Që ne të na ndjekin dhe të na bëjnë presion është normale. Por ne nuk kemi frikë.”

Sakaq në Fier kundër Apolonisë do të debutoje Orges Shehi si trajneri i ri i Tiranës:

Orges Shehi, trajner i Tiranës: “Nuk ka kundërshtarë të lehtë. Jemi në një pozicion ku pikët janë jetike. Pavarësisht kundërshtarit duhet me doemos për të marrë pikët që na nevojiten kaq shumë. Nuk ka rëndësi emri kundërshtarit.”

Ndeshja tjetër e ditës së dielë është mes Laçit dhe Apolonisë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?