Programacion

E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar
E Enjte
20
Janar
E Premte
21
Janar
E Shtunë
22
Janar
E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar

Foto ilustruese

Bota

Jetojnë të fshehur dhe nën kërcënimin e vdekjes, talebanët fusin në ‘listën e zezë’ anëtarët e Komunitetit LGBT në Afganistan: Dënim me vdekje

4 Nëntor 2021, 12:30| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 12:34

Jetojnë përditë me frikën se do t’i vrasin, kjo është jeta e çdo pjesëtari të komunitetit LGBT në Afganistan pasi talebanët morën kontrollin e vendit të tyre.

“Tani e dimë me siguri se talebanët kanë listë me personat që do të vrasin”, tha kreu i “Rainbow Railroad”, një OJQ kanadeze që ndihmon afganët e kërcënuar për të ikur nga Afganistani.

Situata për pjesëtarët e Komunitetit LGBT në Afganistan, nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, marrëdhëniet e të njëjtit seks kanë qenë gjithmonë tabu në vend me shumicë myslimane, ku edhe nën qeverinë e dikurshme të mbështetur nga perëndimi, marrëdhëniet homoseksuale ishin të paligjshme dhe të dënueshme deri në 2 vjet me burg.

Por që kur talbanët erdhën në pushtet, pas tërheqjes së ushtrisë amerikane më 30 gusht, situata është përkeqësuar. Megjithëse talebanët nuk kanë dhënë zyrtarisht një përgjigje sesi do të trajtohen çështjet e homoseksualitetit, gjithnjë e më shumë lajme dalin në qarkullim se do ketë një “listë të zezë”. Një listë ku do të rreshtohen personat që do të vriten nga talebanët, pikërisht për shkak të orientimit seksual.
“Kjo është me të vërtet një periudhë shumë e frikshme për të jetuar në Afganistan”, i tha Francë 24, drejtoresha ekzekutive Rainbow Railroad, e vetmja organizatë ndërkombëtare LGBT në terren në Afganistan.

Sipas saj kjo listë është krijuar nga talebanët, të cilët kanë përfituar nga vakuumi i pushtetit që ndodhi në ditët dhe javët përpara afatit të tërheqjes së SHBA-së për t;i hartuar ato, duke i kushtuar vëmendje emrave të njerëzve që grupet e huaja të të drejtave ishin duke u përpjekur t’i evakuonin.

Çfarë është organizata Rainbow Railroad?

Rainboë Railroad u themelua në vitin 2006 me synimin për të ndihmuar pjesëtarët e LGBT në rrezik në mbarë botën. Për t’u larguar nga dhuna dhe persekutimi i vazhdueshëm. Në vitin 2017, u bënë të njohur ndërkombëtarisht, pasi ndihmuan me shumë se 100 njerëz t’i shpëtonin persekutimit gjatë spastrimit vdekjeprurës anti-gay në Çeçeni .

Muajit e fundit përpjekjet e tyre, janë përqendruar në komunitetin LGBT në Afganistan, në mënyrë që të gjejnë strehim të sigurt.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    I ftohti polar, a jeni dakord me vendimin e Ministrisë së Arsimit për të mbyllur shkollat?