Të gjithë kundër Metës

26 Maj 2020, 14:24| Përditesimi: 26 Maj 2020, 14:30

  • Share

Është fakt se sebebi i çdo krize politike që nga 22 Korriku i 2016-ës (kur u votuan më 140 vota ndryshimet kushtetuese), ka qenë reforma në drejtësi dhe tentativat për të ndërhyrë në të. PD dhe LSI të cilat në 21 korrik 2016 e votuan reformën nën presionin e madh amerikan e europian, nuk kanë ndaluar në asnjë moment sulmin ndaj reformës, duke përdorur lloj e soj stërkëmbëshash. Por, sot që flasim, njeriu që i është ‘qepur’ më së keqi reformës në drejtësi, është Ilir Meta. Fill pasi ambasadorja e SHBA e fshikulloi Metën dhe planin e tij për ndërhyrje në reformë, ai ka vazhduar sulmet ndaj saj.

Nuk ka asgjë për tu habitur që Ilir Meta sulmon amabsadorët, siç e bën vazhdimisht edhe partia e tij dhe aleatët e saj. Por, ajo që i çalon Ilir Metës në argumentat e tij kur sulmon ambasadorët, është fakti se ai i ka sulmuar që të gjithë, ata që ishin dhe këta që kanë ardhur rishtaz.

Janë disa fakte që tregojnë se problemi nuk është tek ambasadorët, por tek Ilir Meta dhe tentativa e tij për të zhbërë reformën në drejtësi. Të gjithë e kemi dëgjuar Ilir Metën dhe partinë e tij kur sulmonte ambasadorin e SHBA, Donald Lu, si njeri që nuk fliste në emër të SHBA, por në emër të tij e të Soros-it. E njëjta gjë thuhej asokohe edhe për ambasadoren e BE, Romana Vlahutin. Sulme sulme sulme, me argumentin se ambasadorët e SHBA e BE nuk flisnin në frymën e asaj që përfaqësonin, por si ju thoshte interesi i tyre personal dhe se ishin të blerë. Por nuk ndalon me kaq. Edhe ndaj Leyla Moses-Ones e ngarkuar me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë pasi ambasadorit Lu i mbaroi misioni, u sulmua po aq dhunshëm nga Meta&co, vetëm pse ajo në emër të SHBA shtynte përpara reformën në drejtësi.

Pasi ikën të gjithë këta ambasadorë të sulmuar personalisht si njerëz që nuk përfaqësonin shtetet e tyre, por interesat e tyre, pas fitores së Trump në SHBA dhe ikjes së Romana Vlahutin si ambasadore e BE, opozita dhe Ilir Meta u shfaqën të lumtur a thua se kishin fituar ata vetë zgjedhjet. Por kjo lumturi zgjati pak, pasi sapo ambasadori i BE Luigi Soreca dhe ajo e SHBA, Yuri Kim morën detyrën (jo në të njëjtën kohë), vazhduan të njëjtën linjë si paraardhësit e tyre. Kjo konfirmonte se në fakt Lu dhe Vlahutin, ndryshe nga sa thoshte Meta&co, kishin mbajtur dhe transmetuar gjithmonë qëndrimin e SHBA-BE dhe asnjëherë mendimin e tyre personal. Sot lufta vazhdon, më e fortë se kurrë mes Ilir Metës dhe SHBA-ve që nuk pranojnë planin e tij që zhbën reformën. Dhe qëndrimi është natyrisht i SHBA e jo e Yuri Kim personalisht, siç ka qenë gjithmonë.

Thënë të gjitha këto, A mund të japë një shpjegim sot Ilir Meta, se si ka mundësi që të gjithë ambasadorët, si ata që ikin dhe ata që vijnë, qenkan gjithmonë gabim? Si ka mundësi që Ilir Meta ka përherë të drejtë dhe ata që flasin në emër të SHBA-BE, janë gjithmonë të shitur e të blerë? Përgjigjet këtyre pyetjeve janë brenda. I di secili shqiptar e ky është problemi i madh i Ilir Metës, i cili i ka të gjithë kundër.

Komento

Komente

  • ghte: 27/05/2020 11:43

    populli shqiptar te do ne pranga o koka e krimit ilir meta , prandoj ditet e tua sdote jene te gjata . Te fala nga grand hotel europa

    Përgjigju
  • Konjak: 26/05/2020 20:44

    Thuhet, i di, c'do shqipetar, problemi i Ilir Metes , i cili i ka te gjithe kunder . Z Kajsiu, se e keqia e ketij vendi eshte Meta , dhe opozita , nukse eshte nje mendim racional ,per arsyen se , sot qeveris dikush tjeter , dhe nese nje popull ecen mire- apo keq , varet teresisht nga qeverisia dhe jo nga opozita , qoft edhe presidenti .Megjithese , ju mendoni se zoteroni te verteten, nukse ndieni asnje nxitie , per ta kerkuar ate . Thoni , i bindur se, reforma ne drejtesi pengohet nga presidenti dhe opozita ,; Po si mund te jete keshtu , per sa kohe qe dikush tjeter qeveris ?.Presidenti dhe opozita kane vetem te drejten e fjales , asgje me shume .Problemet ne veting , vijne drejt-persedrejti nga ata qe e organizojne dhe e drejtojne , te gjitha te tjerat jane pretendime .Thoni se ka nje deshire te sulmohen ambasadoret e SHBA-se dhe BE-se , per te sulmuar SHBA-ne dhe BE-ne . Te kritikosh nje individ te nje shteti , nukse sulmon vet shtetin , por keto jane deshira politike , te shprehura nepermjet tellalleve te tyre .THoni se jane kritikuar z Lu dhe Z Vlahutin , ; Po mire more zoteri , a nuk ishin ambasador , keta zoterinj , kur u mbush ahqiperia me narkotik , dhe kur dikush i njoftonte , ata e sulmonin si shpifes e i padenj . Qeverisiet shqipetare , per dobesite e tyre , kurdohere kane stisur nje armik imagjinar dhe e kane kerkuar atje ku s'eshte . Nuk mund te shkojme ne perparim , me genjeshtra e abuzime pa fund .

    Përgjigju
  • Shqiptari: 26/05/2020 16:08

    Meta ka bere gafe te rende qe nuk priti Ambasadoren Yuri Kim.Ajo zonje perfaqeson SHBA-ne,ne vendin tone.Amerika ka nje plan afatgjate te miremenduar dhe cdo levozje e Ambasadores eshte orientim i DASH-it.

    Përgjigju
  • Gjiri i Lalzit: 26/05/2020 15:15

    Makina korrese e barit o harru tek gjiri I lalzit, silleni ne presidence se bari aty ka shku nje meter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?