Foto nga një restorant i mbyllur në Paris të Francës

Bota

Të ‘goditur’ nga pandemia e COVID-19, kuzhinierët francezë gjejnë mënyrën e veçantë për të vazhduar punën, ‘çojnë’ restorantin në shtëpinë e qytetarëve

21 Prill 2021, 15:16| Përditesimi: 21 Prill 2021, 15:19

  • Share

FRANCË- Pandemia dhe masat shtrënguese anti-COVID, shumë nga aktivitetet tona të preferuar i ka kufizuar, megjithatë ka gjithmonë zgjidhje për të shijua pjatën e preferuar nga një shef kuzhine i vlerësuar.

Kuzhinierët parizianë kanë gjetur një mënyrë alternative për t’i sjellë klientëve shijen dhe aromën e ushqimit tyre të preferuar, në shtëpi, pavarësisht se restorantet janë të mbyllura.

“Kuzhinierët privatë” në Francë, pasi kryehet një rezervim, pajisen me ingredientët e nevojshëm dhe i “çojnë” qytetarëve restorantin në shtëpi nga ku dhe i gatuajnë ushqimin e kërkuar.

Fatiha El-Kaddaoui është një “kuzhiniere private” e cila ka rreth 30 rezervime në muaj.

“Ka një kërkesë shumë të madhe. Kërkesa ekziston pasi francezët janë mësuar të shkojnë shumë shpesh në restorante”, tha ajo.

Për shkak të COVID-19 restorantet dhe kuzhinierët nëpër botë kanë krijuar shumë ide për të vazhduar punën e tyre pavarësisht vështirësive që ka i ka sjell pandemia industrisë së tyre.

Disa prej tyre gatuajnë ushqime dhe i bëjnë “delivery”, disa të tjerë ofrojnë mësime gatimi online dhe siç duket francezët kanë gjetur mënyrën e tyre të veçantë për t’u përballur me pandeminë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?