Ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Të hënën Hashim Thaçi përballë gjykatës! Aktakuza iu komunikua në 26 tetor, seanca publike

8 Nëntor 2020, 15:41| Përditesimi: 8 Nëntor 2020, 17:15

  • Share

TIRANË- I pari që do të dalë në Gjykatën Speciale është Jakup Kransiqi në ora 11 paraditen e të hënës, ndërsa ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dalë në ora 3 pasdite. 

Seancat do të pasohen nga Kadri Veseli të martën ora tre e të mërkurën me Rexhep Selimin ora 11:00. 

Këta seanca do të jenë publike njofton gjykata speciale e cila ndaj katër të arrestuarve ka ngritur 10 akuza përfshi edhe krimet e luftës, torturën e vrasjen.

Report Tv ka mësuar se ish-presidenti Hashim Thaçi është njohur me akuzën zyrtare ndaj tij dhe marrjen të pandehur që prej datës 26 Tetor, ndërsa më 5 Nëntor Prokurori Special ka firmosur urdhër arrestet.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?