Izolimi prej më shumë se 1 viti ka ngritur në protestë banorët e tre fshatrave të Njësisë Administrative Ungrej në Lezhë, pasi prej kohësh vuajnë mungesën e një ure. Shkak për këtë situatë është bërë shembja e ures mbi përroin e fshatit që i lidh me qendrën administrative.
“Na kanë prishur urën, na kanë marrë telin dhe çfarë kanë dashur të marrin dhe ne jetojmë këtu. Një komunitet i joni që vijnë nxënës shkolle për me shku në spital ne kemi për t’u mbyt në ujë kështu”, thotë një banor.
Teksa kërkojnë zgjidhje të shpejtë nga pushteti vendor për rindërtimin e urës banorët thonë se janë të detyruar të kalojnë përmes lumit, por nga kjo ndihen te rrezikuar sidomos në kohë me shi kur prurjet shtohen.
“Premtime i bëjnë para votimeve. Dhe firmat që vijnë marrin materialin dhe e lejnë këtu sikur është”, shprehet një banor.
“Nxënësit me çfarë do të shkojnë tek shkolla, të sëmurët me çfarë do vijnë tek spitali. Këtu ka një moskokëçarje, i bëj thirrje kryetarit të bashkisë të vijë të takohet me këtë popull. Në dimër bëhet rreth 3 metra ujë”,
Janë rreth 60 familje të fshatrave të Ungrejt, në Lezhe po vuajnë mungesën urës që I lidh ata me qendrën e njësisë Administrative. Por pas 1 viti në këtë gjendje puna për rindërtimin e ures së shembur ende nuk ka nisur.
E rregullon Pjerini. Ka rregullu rruget e kashnjetoreve e pukjaneve ne Lalm te Ri ne Lezhe dhe ska kohe me u marr me ju. Lagjet e vjetra te qytetit dhe te tjera si bie nder mend. Vitin tjeter do kthehet per vota.
Përgjigju