Zgjedhorja/ Hajdari e Gjiknuri mbledhin komisionin, Ruçi fton PD-në: Sillni përfaqësues, keni të drejta të plota

4 Maj 2019, 11:21| Përditesimi: 4 Maj 2019, 13:39

  • Share

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar ftesë zyrtare Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, që tashmë drejtohet nga dy bashkëkryetarë, Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste, dhe Rudina Hajdari nga grupi parlamentar demokrat i opozitës së re.

Ne letrën që Kuvendi ka dërguar përmes sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Genci Gjonçaj, thuhet se vëzhguesi i Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës sipas rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017, do të ketë të drejta të plota që u përkasin bashkëkryetarëve të komisionit.

Kuvendi i bën thirrje PD-së, në letrën drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Partisë, Gazment Bardhit, që të caktojë një përfaqësues për të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit, e cila është thirrur nga Gjiknuri dhe Hajdari, për më 7 maj.

Deri më tani, opozita nuk i është përgjigjur kësaj oferte opozitare për tu bërë bashkë tek tryeze e reformës zgjedhore.

 

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?