Foto nga prita që i bënë policit dhe vëllait të tij

VIDEO/ 'Të mbeta në dorë o Bekim', dalin pamjet e dhunës me shkop gome ndaj policit dhe vëllait të tij në Tiranë

3 Shtator 2023, 14:26| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 14:50

  • Share

TIRANË- Një video e rëndë është publikuar nga mediat, ku thuhet se është momenti kur grupi prej 5 personash dhunuan policin e Tiranës bashkë me vëllanë e tij një ditë më parë. Në video dëgjohen të bërtiturat dhe ulërimat e policit dhe vëllait të tij, të cilët dhunohen me shkopinj gome nga autorët.

Video duket se është xhiruar nga banorët e zonës në sheshin e një pallati në rrugën “Besim Alla”. Në video dëgjohet teksa dy të dhunuarit kërkojnë që të ndalet dhuna, madje në një moment bëjnë edhe një thirrje me zë të lartë që dikush të thërrasë policinë.

“Të mbeta në dorë o Bekim”, dëgjohet duke thënë një prej tyre, i cili i drejtohet dhunuesit.

Ndërsa personi që filmon thotë mes lotësh: “E rrahën”.

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të 2 shtatorit, ku polici dhe vëllai i tij u zunë në pritë nga grupi prej 5 personash. Shkak për dhunën është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur me vëllanë e policit, i cili u kishte para borxh dhe nuk ua kishte kthyer.

Një prej autorëve, 29-vjeçari Blerim Bulica, ka rënë në pranga. Ndërkohë, katër personat e tjerë, që janë përfshirë në ngjarje dhe që kanë dhunuar policin dhe vëllanë e tij janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç, Bekim Bulica, 31 vjeç, dhe Benard Aliaj, 34 vjeç.

Gjatë konfliktit, efektivit, i cili ishte jashtë shërbimit, i ka rënë arma në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë e goditjeve që kanë marrë, polici dhe vëllai ndodhen në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vili: 03/09/2023 22:30

    KY ESHTE BORGJ DROGJE.... JAN PI KUKSI TE DIJA PALET.... ASH QE TE KUPTOJN TE TJERET....!!!??? ÇE ME BULICAT SDUHET ME U NGEL BORGJ....

    Përgjigju
  • Gladi: 03/09/2023 17:12

    Kur ja bejne policit imagjino popullit te thjesht. Eshte ngjarje me e rende se ajo e fushkrujes, ketu rrihet shteti. Krimi nuk ka frike shtetin.

    Përgjigju
    • Boti: 04/09/2023 03:31

      Nje nga arsyet pse populli largohet dhe iken nga vendi i vet jane keto kafsherite qe ndodhin rrugeve.

  • une: 03/09/2023 17:04

    Me arme ne brez e nuk i mbushi koken asnjerit nga atyre qe e rrahen per vdekje?! Turp, njeri nga ata duhet ta linte koken ne ate rrahje!

    Përgjigju
  • Borxhliu: 03/09/2023 16:46

    Borxhi lahet me kok. Ska te ngela ste ngela. Jane bo krejt spurdhjak, te kerkojn borxh dhe kujtojn se hajt se ka. Drunin n’myth. Hec aty

    Përgjigju
    • Shefqet Çela: 03/09/2023 21:49

      S'ke marrë vesh gjë zotëri. Borxhin e paska marrë vëllai, jo polici. Ai hëngri drunë jo lekët.

  • Aleks: 03/09/2023 14:59

    Polici paska pasur arme dhe nuk ka qelluar? Tè më kishte ndodhur mua e kisha perdorur armen

    Përgjigju
  • Genci: 03/09/2023 14:35

    Nje pyetje, ky polici shkoi me uniforme apo civil? Se nese ka shku civil me bo si i forte mos me pagu borxhet vellai meqe o polic, nuk duhet te trajtohet si polic, por si qytetar i thjeshte.

    Përgjigju
    • Or tej: 04/09/2023 00:22

      Sipas gazetave ishte jashte sherbimit or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?