Të mërkurën nis Superliga/ Kalendari përplas kampionët me nënkampionët, Kastrioti pengesa e parë për Partizanin

3 Nëntor 2020, 14:16| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 14:35

  • Share

Të mërkurën do të nisë sezoni i ri i Superligës që këtë herë vjen pas shumë peripecive, por edhe me disa enigma pas premtimit të qeverisë për të zgjidhur disa nga kërkesat e tyre. Përsa i përket aspektit futbollistit nisja do të jetë e vrullshme pasi në orën 13:45 Tirana do të presë Kukësin në stadiumin e Skënderbeut, për shkak se në kryeqytet stadiumet janë më bar të prishur. Përballë do të jenë kampionia e sezonit të kaluar ndaj nënkampionës.

Partizani i dënuar për të mos bërë merkato, por që nën drejtimin e Ilir Dajës priten supriza, do të luajë në transfertë kundër debutuesve të Kastriotit.

Po në orën 13:45 do të jetë Bylis-Laçi, ndërsa në 16:45 Vllaznia e shumë ndryshimeve dhe një fitoreje spektakolare në Kupë kundër Devollit do të presë në Loro Boriçi Apoloninë debutuese.

Ndeshja tjetër e javës së parë të Superligës do të jetë mes Teutës dhe Skënderbeut në Durrës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?