Basha dhe Berisha

Eduard Zaloshnja: Të mos harrojmë që rreth 655 mijë votuan për PD para se të divorcohej Basha nga Berisha

12 Mars, 16:36| Përditesimi: 12 Mars, 16:40

  • Share

Nga Eduard Zaloshnja

Ambasadori i delegacionit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato u bëri thirrje palëve politike që të rikthejnë normalitetin në Kuvend. Nga Durrësi, i pyetur mbi situatën në parlament, Gonzato tha për gazetarët se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të reflektojë realitetin aktual politik, në mënyrë që të bëhen edhe reformat e nevojshme (lexo këtu: https://shqiptarja.com/lajm/kaosi-ne-kuvend-ambasadori-i-be-thirrje-partive-reflektoni-realitetin-politik-ka-perpjekje-per-te-arritur-disa-reforma-proces-gjitheperfshires?r=kh4 ).

Për çfarë realiteti aktual politik e ka fjalën ambasadori Gonzato?

Para se Basha të divorcohej politikisht nga Berisha, për PD-në votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare rreth 655 mijë votues (mbi 622 mijë i plotësuan tamam fletëvotimet, plus rreth 33 mijë mund të jenë ngatërruar me fletëvotimet e ndërlikuara të tipit fjalëkryq, nga 83 mijë gjithsej që u ngatërruan).

Më 9 shtator 2021, kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, më rastisi që të drejtoj një sondazh rigoroz në gjithë territorin e Shqipërisë. Nga ai sondazh rezultoi se elektorati i PD-së ishte i ndarë më dysh – rreth 300 mijë përkrahnin Bashën dhe rreth 300 mijë Berishën. Por me kalimin e muajve, raportet ndryshuan në favor të këtij të fundit në sondazhe.

Dhe më 6 mars 2022, ky ndryshim raportesh u verifikua në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhje të parakohshme – kandidatët e Bashës dolën pothuaj kudo të tretët, me diferencë nga ata të Berishës e Ramës.

Edhe në zgjedhjet e rregullta lokale të 14 majit të vjetshëm, epërsia e Berishës ndaj Bashës u rikonfirmua përsëri – kandidatët e Berishës morën rreth 500 mijë vota, ndërsa kandidatët e Bashës mezi morën 100 mijë vota.

Pikërisht këtij realiteti politik duket se i referohet Ambasadori Gonzato. Plus, ndoshta edhe faktit që grupi parlamentar i Bashës ka mbetur si një çetë me 8 vetë…

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?