TIRANË- Në orën 08:00 ka përfunduar afati kohor i vendosur në dispozicion të qytetarëve për t’u drejtuar vendbanimeve të tyre. Nga ky moment i gjithë vendi futet në karantinë ndërkohë që lëvizja e automjeteve do të lejohet vetëm në dy orare, prej orës 5 të mëngjesit deri në orën 8 të mëngjesit kur qytetarët i drejtohen vendeve të punës së tyre dhe pasdite prej orës 16:00 deri në orën 17:00 kur ata kthehen në banesën e tyre.
Nga një vëzhgim i bërë nga kamera e Report Tv, të vetmet makina të cilat do të mund të qarkullojnë përtej këtij orari do të jenë vetëm ato automjetet e autorizuara si dhe ato të policisë që çdo ditë i nënshtrohen dezinfektimit në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19.
E nëse lëvizja e automjeteve është e kufizuar nuk mund të thuhet e njëjta gjë për këmbësorët të cilët sërish vijojnë të qarkullojnë në grupe dhe pa maska mbrojtëse.
E njëjta panoramë paraqitet edhe në parqet e kryeqytetit ku mosha e tretë e ka të vështirë të heq dorë nga mjediset çlodhëse, duke shkelur kështu një nga udhëzimet të parandalimit të koronavirusit bazë atë të ruajtjes së distancës nga njëri tjetri për të paktën 1 metër.
“A nuk mendoni se është më mirë të qëndroni në shtëpi? Më mirë është por ja që mërzitemi. Po pse nuk jeni pajisur me maskë? Ku t'i gjejmë maskat|
"Nuk është më mirë të qëndroni në shtëpi? Mirë është po me këtë diell që ka dalë na e ka prishur mendjen, çfarë të them rregullat i kemi dëgjuar të gjitha.”-u shprehën disa nga të moshuarit.
Është dashur ndërhyrja e policisë dhe ushtrisë që prej ditësh kanë zbarkuar në terren, që edhe kjo pjesë e qytetarëve të braktisin këtë ambiente.
Zona e Liqenit është më e braktisura ndërsa prej 2 ditësh ndodhet në shtet rrethim ku pavarësisht ndërgjegjësimit të qytetarëve për të mos e vizituar, efektivët e policisë dhe ushtrisë janë të vetmit që dallohen e që kanë bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë drejt liqenit artificial. Teksa i gjithë vendi ka hyrë në karantinë, qytetarët e Tiranës mesa duket ende nuk janë ndërgjegjësuar për të shmangur lëvizjet në rrugë dhe për tu izoluar në banesë duke i ekspozuar ato më së shumti përballë rrezikut ndaj virusit që tashmë në vendin tonë numëron 51 raste.
Prandaj dhe e kane pesuar dy here :1918,1945.
PërgjigjuProblemi i të pabindurit si fenomen fillon gjithnje me nje ”por” . E dime por... duhet por... behet por... vij por.... etj Vetem popujt gjermanike nuk e kane ne psikologji kete ”por” kur behet fjalë për situata të tilla apo edhe ne pergjithesi kur vjen fjala tek ligjet. Popujt gjermane i zbatojne ligjet pa ”por”, prandaj kane ecur perpara, pike !
Përgjigju